Politike

Rama “kthehet” 35 vite pas: Nuk kisha asnjë dëshirë që të merresha me politikë, shkak u bë...

Në një intervistë për emisionin “Opinion”, drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu i tregoi Ramës një intervistë të tij nga viti 1990, gjë që e bëri kreun e qeverisë të reflektonte mbi të ardhmen e papritur që do të kishte në politikë.

18 Dhjetor 2025, 22:03 Nga M.L
Rama “kthehet” 35 vite pas: Nuk kisha asnjë dëshirë
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama rikthehet në kujtime për rrugëtimin e tij gjatë 35 viteve të demokracisë. Në një intervistë për emisionin “Opinion”, drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu i tregoi Ramës një intervistë të tij nga viti 1990, gjë që e bëri kreun e qeverisë të reflektonte mbi të ardhmen e papritur që do të kishte në politikë.

Rama u shpreh se asnjëherë nuk kishte imagjinuar se do të kthehej në Universitetin e Arteve si kryeministër, dhe as nuk kishte dëshiruar të merrej me politikë në kuptimin e përditshëm të angazhimit në parti.

“Ka qenë liria, jo ambicia politike. Nuk kisha dëshirë të angazhohesha drejtpërdrejt në politikë, por e shihja si një përmasë lirie për të cilën kisha nevojë. Fara e parë e këtij procesi u hodh këtu, jashtë mureve të akademisë, në hapësirat që sot quhen Universiteti i Arteve”, tha Rama, duke theksuar se muret e censurës dhe izolimit ishin të pranishme çdo ditë dhe kufizonin lirinë e shprehjes, sidomos në artet pamore dhe teatrin.

“As nuk e kam imagjinuar kurrë që mund të kthehesha këtu në këtë podium në funksionin që jam sot. As nuk e kam imagjinuar kurrë që do merresha ndonjëherë me politikë në kuptimin e përditshëm të fjalës. Ka qenë liria nuk ka qenë ambicia politike. Unë nuk kisha absolutisht asnjë dëshirë të merresha me politikë të përditshme në kuptimin që të angazhohesha në një parti. Natyrisht po të doja e kisha mundësinë, por s’kisha asnjë dëshirë që të angazhohesha drejtpërdrejt dhe të merresha me politikë të përditshme. E shihja vetëm si një përmasë lirie për të cilën kisha nevojë dhe jo rastësisht ajo fara e parë e një procesi që pastaj u përshkallëzua jashtë mureve ose jashtë oborrit të kësaj akademie, ose e institutit, sot i thonë Universiteti i Arteve, u hodh këtu. Sepse këtu dhe posaçërisht në pjesën që kishte të bënte me artet pamore, apo me pjesën që kishte të bënte me teatrin muret e censurës, muret e izolimit, muret që kufizonin lirinë ndiheshin shumë konkretisht dhe ndiheshin çdo ditë," tha Rama./ Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll