Politike

Miratohet ligji për ndryshimet në Kushtetuese

12 Shkurt 2020, 19:25 Nga DOSJA
Miratohet ligji për ndryshimet në Kushtetuese

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë votoi mbrëmjen e sotme pas një seance të gjatë ndryshimet ligjore për mënyrën se si do të betohen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Kryeprokurori.

Projektligji u miratua në seancën e sotme plenare me 87 vota pro, 15 kundër, 4 abstenim. Tashmë me këtë projektligj që u miratua kompetencat e ILD-së që ende nuk është ngritur pas zgjedhjes së kryetarit, i kalojnë KLGJ-së dhe KLP-së për 6 muaj për marrjen e masave ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve brenda 3 ditëve.

Votimi sot në Kuvend:

-Projektligji për shpronësimet u miratua me 84 vota pro, 19  kundër  dhe 3 abstenim

-Projektligji për jodin u miratua me 106 vota pro, 1 kundër dhe asnjë abstenim

-Projektligji për Gjykatën Kushtetuese u miratua me 86 vota pro, 13 kundër dhe 7 abstenim

-Projektligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve u miratua me 87 vota pro, 15 kundër, 4 abstenim

-Projektligji për ushqimin u miratua me 85 vota pro, 10 kundër dhe 4 abstenim

-Projektvendimi për administrimin e pasurive të sekuestruara u miratua me 87 vota pro, 1 kundër, 6 abstenim

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ligji per ndryshimet ne kushtetuese seanca plenare 12 shkurt 2020 ligji per ndryshimet ne kushtetuese seanca plenare 12 shkurt 2020

Sondazh

Poll

Politike 12 Shkurt 2020, 19:08

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm në Partisë Demokratike Gazmend Bardhi kërkon sërish llogari nga kryeministri Edi Rama dhe vëllai i tij Olsi Rama, në lidhj...