Bota

Kulla e Big Ben në Britaninë e Madhe, më e dëmtuar se sa parashikohej

13 Shkurt 2020, 10:45 Nga DOSJA
Kulla e Big Ben në Britaninë e Madhe, më e dëmtuar se sa

LONDËR  – Kulla e Big Ben-it në Britaninë e Madhe u dëmtua më shumë nga bombardimet gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore se sa mendohej fillimisht, kanë deklaruar ekspertët të enjten, pasi projekt-ligji për restaurimin e saj u rrit me afro 20 milion paund.

Kulla 177-vjeçare po rinovohet, ndërsa është thënë se punimet për të janë shumë të vështira. Ora e famshme 12-tonëshe, do të rinovohet me gurë të veçantë.

Ajo është bllokuar prej 3 vitesh, në mënyrë që të rregullojnë pjesët më të dëmtuara që kanë mbetur pas Luftës së Dytë Botërore.

Dhoma e Komunave dhe Komisionet e Shtëpisë së Lordëve thanë se për t’i rikthyer pamjen e mëparshme orës, buxheti do të duhet të rritet nga 61.1 milion në 79.7 milion paund.

Ian Ailles, Drejtori i Përgjithshëm i Dhomës së Komunave, tha se detyra e rivendosjes së kullës kishte qenë më komplekse sesa parashikohej.

“Pa hapjen e kullës ka qenë e pamundshme që të kuptojmë nivelin e dëmit në kullë.”- është shprehur Ailles.

Megjithëse kulla mbijetoi nga bombardimet naziste, maja dhe numrat e saj u dëmtuan nga një sulm ajror në maj të vitit 1941.

Puna për strukturën e riemëruar për Kullën Elizabeth në vitin 2012, është e ndarë nga restaurimi i planifikuar në shkallë të plotë i Pallatit të Westminster ,i cili është vlerësuar të kushtojë 4 miliard paund dhe që do të fillojë punimet në mesin e vitit 2020.

Burimi: Reuters

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota big ben britani kulla 177-vjeçare londer big ben britani kulla 177-vjeçare londer

Sondazh

Poll