Bota

Mike Pompeo letër Kurtit: Hiqeni taksën që Kosova e Serbia t’i kthehen dialogut

13 Shkurt 2020, 09:45 Nga DOSJA
Mike Pompeo letër Kurtit: Hiqeni taksën që Kosova e Serbia

KOSOVË- Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i ka dërguar një letër Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në lidhje me taksën 100% që është vendosur për mallrat serbë. Sipas letrës bëhet me dije se  SHBA i kërkon Albin Kurtit  ta heqë taksën ndaj Serbisë dhe që ta shfrytëzojë momentin e krijuar për normalizim të raporteve me Serbinë. Sekretari Pompeo thotë se tani është koha që të ndodhë marrëveshja me Serbinë, e sipas tij Kosovës i hapen dyert në integrim të plotë ndërkombëtar.

I uroj qytetarët e Kosovës për zgjedhjet e susksesshme dhe demokastike. Ne e mirëpresim formimin e Qeverisë së Kosovës dhe presim që të punojmë së bashku, që t’iu paraprijmë qëllimeve të përbashkëta në rritjen ekonomike, sundimin e ligjit dhe normalizimit të raporteve me Serbinë”, nis letra e sekretarit amerikan. Ne e mirëpresimin zotimin tuaj për ta luftuar korrupsionin derisa përpiqeni t’i përkrahni aspiratat e popullit të Kosovës, përfshirë dëshirën e tyre për transparencë më të madhe dhe mundësi ekonomike. Tani është koha ta kuptoni se normalizimi gjithëpërfshirës i raporteve me Serbinë, i fokusuar në njohjen e dyanshme, është esencial për integrimin e plotë ndërkombëtar të Kosovës. Shtetet e Bashkuara do të ju qëndrojnë në krah, në përkrahje të këtij procesi”, ka shkruar Pompeo.

Ai shkruan tutje se Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin nga Kurti që ta heqë tarifën ndaj produkteve serbe dhe ky të jetë prioriteti i tij. “Përfundimi i tarifës për produktet serbe dhe boshnjake do të ndihmonte që palët të krheheshin në tavolinën e negociatave. Ne shpresojmë dhe presim që ky do të jetë prioriteti juaj dhe se do të shfrytëzoni momentumin e krijuar nga letrat që synojnë të vendosin lidhjen ajrore dhe hekurudhore mes Prishtinës e Beogradit. Ne presim të punojmë ngushtë me Qeverinë tuaj të re që të sigurohemi për prosperitet të një Kosove multietnike e demokratike”, shkruhet më tej në letër.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti mike pompeo pompeo letër albin kurtit taksa 100% albin kurti mike pompeo pompeo letër albin kurtit taksa 100%

Sondazh

Poll