Bota

PDK proteston kundër Vjosa Osmanit, i vendosin në Kuvend portretin e Hashim Thaçit

13 Shkurt 2020, 09:58 Nga DOSJA
PDK proteston kundër Vjosa Osmanit, i vendosin në Kuvend portretin e

KOSOVË- Deputeti i i PDK-së Mërgim Lushtaku ka protestuar kundër Vjosa Osmanit, duke vendosur sot në sallën e seancave plenare një portret të Hashim Thaçit.

Lushtaku ka vendosur fotografinë e Thaçit pas shpinës së Osmanit, në shenjë pakënaqësie për urdhrin e kësaj të fundit për heqjen e portretit të Presidentit brenda zyrës së saj.

E gjithë protesta ka ndodhur gjatë seancës plenare, por Osmani nuk ka reaguar duke vijuar më tej me punimet normale. Heqja e portretit të Thaçit ishte urdhri i parë i Vjosa Osmanit, si kryetare e Kuvendit dhe zëvendësimi u bë me fotografinë e Ibrahim Rugovës.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni foto e thaçit mërgim lushtaku vjosa osmani foto e thaçit mërgim lushtaku vjosa osmani

Sondazh

Poll