Aktualitet

Qarkulloi me 120 mijë euro dhe armë pranë PS-së, flet avokati i Vladimir Gjutës: I kishte kursimet e Anglisë, me paratë d

13 Shkurt 2020, 10:34 Nga DOSJA
Qarkulloi me 120 mijë euro dhe armë pranë PS-së, flet

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “arrest me burg” ndaj Vladimir Gjutës, i cili u kap disa ditë më parë me 120 mijë euro dhe armë pranë selisë së PS-së. Për mediat ka folur edhe avokati i tij, Naim Gjuta.

Vetë 40-vjeçari në sallën e gjyqit e ka mohuar kategorikisht se kaluar pranë PS-së dhe ka bërë ndonjë veprim kërcënues ndaj zyrtarëve që ndodheshin aty. Pas seancës, për mediet e pranishme ka folur avokati i tij, Naim Gjuta, i cili ka sqaruar edhe përse klienti i tij po qarkullonte me 120 mijë euro në momentin që ishte ndaluar nga efektivët e Gardës së Republikës.   

“Paratë i ka siguruar nga kursimet e biznesnit në Angli dhe donte të hapte një biznes tjetër me të atin. Donte të krijonte një firmë. Paratë do t’i thyente në exchange. Do t’ja lëmë hetimit që t’i sqarojë të gjithë ngjarjen,”-tha avokati.

Vladimir Gjuta ra në pranga disa ditë më pa pasi u pikas pranë selisë së Partisë Socialiste me një pistoletë gati për të qëlluar dhe 120 mijë euro me vete. Në Polici ai tha se armën e kishte marrë pasi kishte shumë para me vete. Ndërkoha Garda rriti sigurinë për kryeministrin Edi Rama, të cilin e largoi nga selia me “Lincoln” të blinduar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet vladimir gjuta vladimir gjuta arrestohet vladimir gjuta vladimir gjuta

Sondazh

Poll