15 Dhjetor 2025, 13:15
Nga E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka treguar se çfarë ka ndodhur me "Eversetin" e Tiranës. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se nuk dëshiron të merret me "prestanome", pasi sipas tij të gjithë kanë një emër, i cili është Edi Rama.
Berisha tha se për Everestin e Tiranë, ndërtesën 120 kate në qendër të Tiranës, është thirrur për ta ndërtuar një biznesmen. Sipas, Berishës detyra e biznesmenit ishte të gjente një ortak dhe përveç kësaj, duhej të çonte projektin në një studio që do i diktonte Edi Rama, ku do kishte një përqindje. Kreyedemokrati tha në fund, se Paketa e Maleve ka degraduar në paketën e plotë të drogës.
"Të gjitha këto, ju mund të thoni se ku janë emrat, të gjitha këto janë marrë nga vendimet e Edi Ramës me firmën e tij. Emrat janë gjëja më e parëndësishme. Se do u tregoj edhe njëherë për të kuptuar qytetarët se si është çështja e emrave. Bëhet takimi në Aruba me Don Agaçion, mundet Edi Ramën dhe qeveritarët e tjerë. Në Aruba shndërrohet në tavolinë 120 kate në qendër të Tiranës, Everesti i Tiranës, dhe thirret biznesmeni, reale, i thuhet do të ndërtosh këtë kullë. Jo, thotë ai, nuk kam asnjë interes të ndërtoj asnjë kullë. Kam biznesin dhe do vazhdoj biznesin tim.
Biznesmenit i thuhet, në ndërtimin e kësaj kulle ti ke këto detyra, sa pari do shkosh atje tek cepi ku ka qenë Disko Albania, që është sheshi pas Pallatit të Kulturës, ku kryqëzohet Rruga e Dibrës me Rrugën e Barrikadave, në atë kënd ka qenë një diskotekë, dhe aty ka disa pronarë, të cilët nuk kanë pranuar pazaret me çmimet e qeverisë. Dhe është porositur që do i takosh. Do u ofrosh këtë çmim. Në rast se nuk e pranojnë, nuk do merresh me ta, se do merret dikush tjetër. Ai tjetri ishte banda.
Vazhdo më tutje. Detyra e biznesmenit ishte të gjente një ortak dhe përveç kësaj, duhej të çonte projektin në një studio që do i diktonte Edi Rama, dhe natyrisht do kishte një përqindje. Por gjithçka tjetër ishin emrat e Arubës. Vinin nga Aruba bosët me miliardat e tyre. Nuk kishte punë më. Prandaj është e kotë të lidhemi me emra, se do na dalë si në rastin e Salillarit, që magazinieri i tij pensionist, merr portin e Vlorës 60 milionë euro. Do na dalë si ai që mori bankën e Bitcion dixhital, një emër prestanome, offshore, kur emrat më të lakuar për Bitcoinin, janë Amant Josifi, Olsi Rama.
Olsi Rama, Amant Josifi dhe ata që qëndrojnë mbrapa. Ju lutem, të mos merremi me prestanomet, të gjithë kanë një emër, Edi Rama. Ja Paketa e Maleve ku degradoi. Në paketën e plotë të drogës. Edhe kjo, pas licencës që mori Edi Rama, firmosën gjykatës të paritur gjer në veshë dhe të papërgjegjshëm, është fjala vetëm e qytetarëve, në qoftë se duan me guximin e tyre të shpëtojmë Shqipërinë nga ky regjim që vjedh natën, ditën, duke fjetur, duke bërë pushime, vjedh në çdo kohë, në çdo orë, në çdo ditë," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha opozita edi rama
Politike
15 Dhjetor 2025, 13:14
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Edi Rama ka shëndërruar Paket&eu...
Politike
15 Dhjetor 2025, 12:53
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ftuar të gjithë qytetarët të bashkohen në protestën ...
Politike
15 Dhjetor 2025, 12:51
I.A
Edi Rama
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se synimi kryesor i qeverisë për bujqësinë është rritja e eksportev...
Politike
15 Dhjetor 2025, 12:30
I.A
Andis Salla
ELBASAN- Ministri i Bujqësisë Andis Salla ka deklaruar se paketa buxhetore prej 16.3 miliardë lekësh për bujqësin...
Politike
15 Dhjetor 2025, 11:47
E. D
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke folur për Avokatit të Popullit, En...
Politike
15 Dhjetor 2025, 11:36
E. D
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla thotë se mazhoranca votoi kandidatin e opozit&eu...
Politike
15 Dhjetor 2025, 11:22
E. D
Edi Rama
TIRANË- Detaje të reja janë janë zbardhur nga mbledhja e zhvilluar me Grupin Parlamentar të PS. Një nga porosit&eum...
Politike
14 Dhjetor 2025, 11:48
I.A
Grupi i PS
TIRANË- Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka vendosur ditën e sotme që puna në Komisionet për Reformat T...
Politike
15 Dhjetor 2025, 11:05
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se është kundër zgjatjes së mandatit të prok...
Politike
15 Dhjetor 2025, 11:04
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama tmerrohet nga armët që agjentët e ...