Politike

Berisha: Jam kundër zgjatjes së mandatit të prokurorëve të SPAK, këtë gjë e kërkojnë ata që bashkëpunojnë me krimin

Duke folur për gazetarët pasi doli nga SPAK, Berisha u shpreh se zgjatjen e mandatit e kërkojnë vetëm ata që bashkëpunojnë me krimin, duke përmendur këtu Altin Dumanin. 

15 Dhjetor 2025, 11:05 Nga E. D
Berisha: Jam kundër zgjatjes së mandatit të prokurorëve
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se është kundër zgjatjes së mandatit të prokurorëve të SPAK. Duke folur për gazetarët pasi doli nga SPAK, Berisha u shpreh se zgjatjen e mandatit e kërkojnë vetëm ata që bashkëpunojnë me krimin, duke përmendur këtu Altin Dumanin. 

"Kategorik kundër. 9 vite janë të mjaftueshme për të treguar të gjithë integritetin dhe aftësinë. Ata që nuk bashkëpunojnë me krimin, ata që punojnë me vullnet të hekurt.... e di kush e kërkkon atë? E kërkojnë ata që bashkëpunojnë me krimin. E kërkojnë ata që kanë larë para me pronat e tyre si Troplini, se një njeri i ndershëm nuk e kërkon asnjë ditë.
Erdha, shërbeva me nder dhe mirupafshim. Kjo është... E shpenzoi gjithë mandatin, i mori peng me Ulsi, me të tjerë, po kostumet e Ulsiut ku janë se harrova? Në Komision të Ligjeve janë, aty ka një garderobë për kostumet dhuratë," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll