Politike

"Ftoj qytetarët më 22 dhjetor të marrin në dorë fatet e tyre"/ Berisha: Vendimi i Kushtetueses doli nga zyrat e Ramës dhe mbyll çdo shteg për luftën ndaj korrupsionit

Lideri i opozitës tha se që nga themelimi i shtetit shqiptar deri më sot, vendimi i dalë nga zyrat e Edi Ramës dhe i certifikuar nga gjykatës të papërgjegjshëm dhe të paritur të Gjykatës Kushtetuese, rrëzoi përfundimisht shtetin ligjor.

15 Dhjetor 2025, 12:53 Nga E.d
"Ftoj qytetarët më 22 dhjetor të marrin në dorë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ftuar të gjithë qytetarët të bashkohen në protestën e 22 dhjetorit. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se vendimi i Gjykatës Kushtetuese doli nga zyrat e Ramës dhe mbylli çdo shteg për luftën ndaj korrupsionit.

Lideri i opozitës tha se që nga themelimi i shtetit shqiptar deri më sot, vendimi i dalë nga zyrat e Edi Ramës dhe i certifikuar nga gjykatës të papërgjegjshëm dhe të paritur të Gjykatës Kushtetuese, rrëzoi përfundimisht shtetin ligjor. Nga zyra e selisë blu, Kryedemokrati u shpreh se 22 dhjetori është një ditë në të cilën çdo shqiptar, pa dallim nga bindjet partiake, mund të dëshmojë guximin dhe vendosmërinë e tij. 

"Vendimi i dalë nga zyrat e Edi Ramës, dhe i firmosur nga gjykatës të paritur dhe të papërgjegjshëm, mbyll çdo shteg, çdo rrugë, çdo mundësi për luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen me ligj të pasurive publike dhe të taksave të qytetarëve shqiptarë. Edi Rama kreu aktin më të pashembullt në historinë e një shteti për të mbrojtur paratë e vjedhura dhe të ndara së bashku me Lubi Ballukun në tunelin e Llogarasë, dhe jo vetëm. Çdo përpjekje për të luftuar korrupsionin nga persona me imunitet, bëhet zero.

Kurrë Shqipëria në ekzistencën e saj nuk ka marrë një goditje kaq të rëndë në mbrojtjen e vjedhjes së qytetarëve shqiptarë, kurrë. Që nga themelimi i shtetit shqiptar gjer sot, vendimi i dalë nga zyrat e Edi Ramës dhe i certifikuar nga gjykatës të papërgjegjshëm dhe të paritur të Gjykatës Kushtetuese, rrëzon përfundimisht shtetin ligjor dhe garanton vjedhjen e hapur dhe publike të parave dhe pasurive të qytetarëve shqiptarë, shndërrimin e kësaj vjedhje, të këtyre shumave në vota dhe të votës në krim.

Ai raport që unë e kam denoncuar para jush vite e vite, tani ai raport ka marrë mburojën më të fuqishme nga narkogjykata, nga narkoshteti, nga Edi Rama me certifikimin e vendimit të tij në gjykatë. Ndaj dhe shpresa e vetme, rruga e vetme është që qytetarët shqiptarë të marrin në dorë fatin e tyre, votën e tyre, të ardhmen e tyre. Dhe kjo ka vetëm një rrugë, protestën, protestën dhe vetëm protestën. 22 dhjetori është një ditë në të cilën çdo shqiptar, pa dallim nga bindjet partiake, mund të dëshmojë guximin, vendosmërinë e tij në denoncimin, demaskimin e mbrojtjes publike që Edi Rama i bëri vjedhjeve të tij dhe Lubi Ballukut, në përpjekjen për të vendosur qeveri teknike dhe zgjedhjet e ardhshme." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha 22 dhjetor edi rama

Sondazh

Poll