Politike

"Kemi synim rritjen e eksporteve"/ Rama me fermerët në Elbasan: Sfidat që na presin janë komplekse

 Ndërkohë që për sfidat që janë, Rama ka theksuar se varen nga faktorë që nuk janë në dorën e tyre.  

15 Dhjetor 2025, 12:51 Nga I.A
"Kemi synim rritjen e eksporteve"/ Rama me fermerët në
Edi Rama

ELBASAN- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se synimi kryesor i qeverisë për bujqësinë është rritja e eksporteve. Gjatë fjalës së tij me fermerët, Rama u shpreh se sfidat që e presin qeverinë dhe bujqësinë për këtë vit janë komplekse. Ndërkohë që për sfidat që janë, Rama ka theksuar se varen nga faktorë që nuk janë në dorën e tyre.  

"Takohemi në një moment, ku sapo kemi nisur një mandat të ri, i cili është një mandat i vështirë me peshë për qeverisjen e vendit. Po, këtë peshë na i keni bërë më të thjeshtë ju, për të kryer negociatat e anëtarësimit në BE, dhe t’i vendosim vulën përpjekjen për t’u anëtarësuar në BE. Sot kemi 3-fishuar prodhimin e serave dhe kemi rritur ndjeshëm konkurrues mërinë në një sipërfaqes serash që ka arritur 240 hektarë. Në një mandat ku kemi nisur të rrisim në një mënyrë të pamenduar 3 vite më parë, të prodhimit të perimeve që ka shkuar në 1500 tonë. Eksportet ka arritur një vlerë të lartë në tremujorin e parë, ku kemi arritur që të kemi gjysmë miliard eksporte. Synimi ynë që të arrijmë një import dy eksport ku vjen punë tek bujqësia. Kemi një buxhet shumë më të lartë për bujqësinë. Vetëm në skemën kombëtare shkojmë me një buxhet që është gati 2-fishi i vitit që po përfundon. Të gjithë pagesat do të mbyllen brenda këtij viti 100%. Ajo që na intereson është ajo se çfarë duhet të bëjmë në vitet në vijim. Sfidat që na presin janë shumë komplekse, dhe që varet nga faktorë që ndonjëherë nuk janë në dorën tonë. Ajo që vlen në bilancin e këtij viti, është dija e fituar gjatë gjithë këto vite nga vetë ju," tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll