Politike

"PD nuk merr dot peng reformat"/ Balla: Synimi është t’i mbyllim bisedimet në 2027 dhe anëtarësimin brenda 2030

Sa i përket mbledhjes së grupit, Balla tha se ka pasur disa çështje në rendin e ditës dhe ka të bëjë me një komision etike brenda PS.

15 Dhjetor 2025, 11:36 Nga E. D
"PD nuk merr dot peng reformat"/ Balla: Synimi është
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla thotë se mazhoranca votoi kandidatin e opozitës për Avokatin e Popullit, Endri Shabanin dhe shtoi se fajin për mosdakordësinë mes tyre për këtë kandidaturë, e ka vetë opozita.Duke folur për gazetarët, Balla tha se Synimi i PS është t’i mbyllim bisedimet në 2027 dhe anëtarësimin brenda 2030. Sa i përket mbledhjes së grupit, Balla tha se ka pasur disa çështje në rendin e ditës dhe ka të bëjë me një komision etike brenda PS.

“Jemi në një moment vendimtar sa i përket rrugës. Synimi është t’i mbyllim bisedimet në 2027 dhe anëtarësimin brenda 2030. Kushte, kërcënime, shantazhime, me histori komisionesh apo votimesh në Kuvendin e Shqipërisë ndaj PS, nuk ka. Me historinë ne ikim, ne nuk votojmë. Ata shohin punën e vet. Ne do të presim reflektim nga ana e tyre. Është vendim emocional, por mendoj se emocioni do t’u kalojë.

Në janar, me fillimin e sesionit të ri, t’i rikthehet punës. Në rast se nuk e bëjnë diçka të tillë, ne e prishim dakordësinë për të prishur shumicën në dy komisionet. Pakica nuk e merr dot peng nevojën e reformës. Gatishmëria jonë për t’u ulur mbetet e njëjtë. Mbledhja e grupit ka pasur disa çështje në rendin e ditës. Ka të bëjë me një komision etike brenda PS. Sot është prezantuar mënyra e funksionimit të një komisioni etike. Ky është mandat historik”, tha Balla./Dosja.al

taulant balla

Sondazh

Poll