Politike

Berisha denoncon skandalin: Në Paketën e Maleve u përfshinë zonat bregdetare, Rama po e shndërron në paketën e drogës dhe mafies

Lideri opozitar tha se janë paraqitur 20 zona dhe sipërfaqe bregdetare si zona malore.

15 Dhjetor 2025, 13:14 Nga E.d
Berisha denoncon skandalin: Në Paketën e Maleve u përfshinë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Edi Rama ka shëndërruar Paketën e Maleve në paketën e drogës dhe mafies. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se në Paketën e Maleve janë përfshirë edhe zona bregdetare.

Lideri opozitar tha se janë paraqitur 20 zona dhe sipërfaqe bregdetare si zona malore. Nga zyra e selisë blu, Kryedemokratit u shpreh se Edi Rama me këtë vendim ka transformuar paketën që ai miratoi për zonat malore, në paketën e drogës dhe mafies së tij. 

"Sot, përveç kësaj thirrje, do paraqes para jush, faktet e pakundërshtueshme, habinë e radhës se si Edi Rama shndërroi Paketën e Maleve në paketën e drogës dhe mafies. Para se të paraqes dokumentet, duhet t’u rikujtoj qytetarëve shqiptarë se Shqipëria është një vend me lartësinë mesatare më të lartë në Europë. Ajo ka këtë lartësi, jo se ka lartësitë e malit të Bardhë apo majat më të larta të kontinentit, por se ka majat e larta më të shumta të kontinentit.

Ndaj dhe lartësia e saj shkon në 708 metër si lartësi mesatare. Do të shihni këtu se si Edi Rama e zbret Paketën e Maleve në lartësinë 10 metra nga niveli i detit dhe lartësinë maksimale deri në 100 metra mbi nivelin e detit. Do të shihni këtu se si Edi Rama me këtë vendim ka transformuar paketën që ai miratoi për zonat malore, në paketën e drogës dhe mafies së tij. Vazhdojmë. 20 zona dhe sipërfaqe bregdetare të shpallura si ‘male’.

Pra, këtu, mbi bazën e vendimit që kishit më sipër, po paraqesim 20 zonat dhe sipërfaqet si bregdetare të shpallura nga mafia, droga apo Edi Rama si zona malore. 1.Zonë zhvillimore numër 1 në Maminas, zona Rubjek, me sipërfaqe 169 hektarë. Rubjeka është në një lartësi ta zëmë 30 metra, meqenëse unë e njoh atë zonë, një zonë kodrinore e butë fare, që vjen vazhdim i bregdetit.

- Zona zhvillimore nr. 1, Njësia Administrative Maminas, zona Rubjek me sipërfaqe 169.56 ha.
- Zona zhvillimore nr. 2, Njësia Administrative Maminas, zona Rubjek me sipërfaqe 3.88 ha.
- Zona zhvillimore nr. 3, Njësia Administrative Maminas, zona Rubjek me sipërfaqe 4.48 ha.
- Zona zhvillimore nr. 4, Njësia Administrative Maminas, zona Karrec me sipërfaqe 32.15 ha.
- Zona zhvillimore nr. 5, Njësia Administrative Maminas, zona Karpen me sipërfaqe 1.86 ha.
- Zona zhvillimore nr. 6, Njësia Administrative Maminas, zona Karpen me sipërfaqe 2.57ha.
- Zona zhvillimore nr. 7, Njësia Administrative Maminas, zona Karpen me sipërfaqe 10 ha.
- Zona zhvillimore nr. 8, Njësia Administrative Maminas, zona Metallë me sipërfaqe 3.5 ha.
- Zona zhvillimore nr. 9, Njësia Administrative Maminas, zona Metallë me sipërfaqe 1.7 ha.
- Zona zhvillimore nr. 10, Njësia Administrative Maminas, zona Metallë me sipërfaqe 2.7 ha.
- Zona zhvillimore nr. 11, Njësia Administrative Maminas, zona Metallë me sipërfaqe 3 ha.
- Zona zhvillimore nr. 12, Njësia Administrative Maminas, zona Metallë me sipërfaqe 5.1 ha.
- Zona zhvillimore nr. 13, Njësia Administrative Maminas, zona Metallë me sipërfaqe 4.9 ha.
- Zona zhvillimore nr. 14, Njësia Administrative Maminas, zona Metallë me sipërfaqe 4.5 ha.
- Zona zhvillimore nr. 15, Njësia Administrative Maminas, zona Metallë me sipërfaqe 1.4 ha.
- Zona zhvillimore nr. 16, Njësia Administrative Gjepalaj, në Shetël-Likesh me sipërfaqe 8.16 ha..
- Zona zhvillimore nr. 17, Njësia Administrative Gjepalaj në Shetël-Likesh me sipërfaqe 18.36 ha.
- Zona zhvillimore nr. 18, Njësia Administrative Gjepalaj, zona Çizmeli me sipërfaqe 16.73 ha.
- Zona zhvillimore nr. 19, Njësia Administrative Gjepalaj, në Kënetë-Shtrazë me sipërfaqe 5.3 ha.
- Zona zhvillimore nr. 20, Njësia Administrative Gjepalaj, zona Tërzie me sipërfaqe 1.98 ha.

Pra këto ishin paketat malore të Alpeve të Maminasit, që shkojnë me lartësi nga 10 metra mbi nivelin e detit, mesatarja 30 metra, dhe më e larta 100 metra mbi nivelin e detit," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama paketa e maleve

Sondazh

Poll