Politike

Berisha: Kemi një kryeministër që tmerrohet nga patllaket që agjentët i mbajnë në përputhje me ligjin

Duke folur për gazetarët, pasi doli nga SPAK, Berisha tha se shqetësimi i Ramës është i pabazuar, duke rikujtuar një episod historik me Isa Boletinin në Londër si krahasim për situatën aktuale.

15 Dhjetor 2025, 11:04 Nga DOSJA
Berisha: Kemi një kryeministër që tmerrohet nga patllaket që
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama tmerrohet nga armët që agjentët e mbajnë në përputhje me ligjin. Duke folur për gazetarët, pasi doli nga SPAK, Berisha tha se shqetësimi i Ramës është i pabazuar, duke rikujtuar një episod historik me Isa Boletinin në Londër si krahasim për situatën aktuale.

"Tani, atë ankimim aty e kanë bërë avoketërit, të cilët ndjekin procedurën sipas gjykimit të tyre. Kjo është lidhur me pyetjen e parë. E dyta, kësaj pyetje do i përgjigjem në konferencë shtypi në orën 12 e 30 se aty kam çështje, këtu ka vetëm çështje që i interesojnë publikut dhe jo çështjet e mia. Merreni ju me mend, kryeministër që tmerrohet nga patllaket që agjentët i mbajnë në përputhje me ligjin. Iu kujtua Isa Boletini atij në Londër," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll