Politike

Endri Shabani, Avokat i Popullit, Balla: Kandidat që vjen nga opozita, fakti që po hahen e po grihen tregon se e kanë fajin vetë

Balla i uroi suksese Avokatit të Ri të Popullit dhe shtoi se të entjen duhet të betohet në Kushtetutë në seancën e së enjtes.

15 Dhjetor 2025, 11:47 Nga E. D
Endri Shabani, Avokat i Popullit, Balla: Kandidat që vjen nga opozita,
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke folur për Avokatit të Popullit, Endri Shaban, tha se ishte një kandidaturë e ardhur nga opozita. Në një prononcim për mediat, Balla deklaroi se fakti që PD po hahen e po grihen tregon se e kanë fajin vetë. Balla i uroi suksese Avokatit të Ri të Popullit dhe shtoi se të entjen duhet të betohet në Kushtetutë në seancën e së enjtes.

“I uroj suksese Avokatit të Ri të Popullit, të entjen duhet të vijë të betohet në Kushtetutë në seancën e së enjtes. Është kandidaturë që vjen nga opozita. Që të zgjidhej Avokati duhej me votat tona, ky është rasti më i mirë i zgjedhjes ndonjëherë të Avokatit. Erdhën 6 kandidatë nga opozita, dhe u votua. Kemi thënë që do votojmë 1 nga kandidatët që solli opozita, fakti që po hahen e po grihen me njëri-tjetrin tregon se e ka fajin vetë”, tha Balla./Dosja.al

taulant balla

Sondazh

Poll