Politike

Berisha lexon mesazhin që i la Dumanit: Drejtësia do e thotë një ditë fjalën për veprat e tij të rënda penale

Berisha ka lexuar mesazhin drejtuar Dumanit, duke i kujtuar atij se një ditë drejtësia do të flasë për veprat e tij të rënda penale.

15 Dhjetor 2025, 11:03 Nga D.S
Berisha lexon mesazhin që i la Dumanit: Drejtësia do e thotë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri publike mesazhin që i la kreut të SPAK, Altin Dumani. Në deklaratën e sotme për shtyp, ai thotë se Dumani kishte marrë prokurë nga gjykatësja Irena Gjoka për të vazhduar avokatinë e saj. 

Berisha ka lexuar mesazhin drejtuar Dumanit, duke i kujtuar atij se një ditë drejtësia do të flasë për veprat e tij të rënda penale.

"Tani, ju keni kureshtje të tjera të plota. Dumani kishte marrë prokurë nga Irena Gjoka për të vazhduar avokatinë e saj. Shënimi që i lashë: “Armikut të egër të pluralizmit politik dhe të votës së lirë të shqiptarëve, mercenarit të Edi Ramës dhe narkoqeverisë së tij, Altin Dumani, me kujtesën se për veprat e tij të rënda penale, drejtësia një ditë do thotë fjalën e saj”,: tha Berisha./Dosja.al

spak berisha altin dumani

Sondazh

Poll