Politike

Avokati kërkoi kohë të njihet me aktet e dosjes, shtyhet seanca për Ilir Metën

Seanca e kaluar u shty për shkak të mungesës së palëve në proces dhe gjyqtares së çështjes. Ish-presidenti kërkoi edhe që të mos qëndronte në kafazin në sallën e gjyqit, duke e konsideruar shkelje të të drejtave kushtetuese.

15 Dhjetor 2025, 10:57 Nga E. D
Avokati kërkoi kohë të njihet me aktet e dosjes, shtyhet seanca
Ilir Meta

TIRANË- Seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta është shtyrë. Mësohet se shkak për shtyrjen e seancës është bërë kërkesa e avokatit të tij për kohë që të njihet me aktet e dosjes.

Ndërkohë, seanca e kaluar u shty për shkak të mungesës së palëve në proces dhe gjyqtares së çështjes. Ish-presidenti kërkoi edhe që të mos qëndronte në kafazin në sallën e gjyqit, duke e konsideruar shkelje të të drejtave kushtetuese.

Presidenti i Partisë së Lirisë u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

Konkretisht, Kryemadhi u hetua për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.

Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK./Dosja.al

ilir meta

Sondazh

Poll