Politike

Berisha: Organizimi në PD synon angazhimin e vlerave të reja, dhe përshtatjen me ndryshimet e gjithanshme të këtyre dekadave

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha u shpreh se në të gjitha qarqet janë krijuar grupe, të cilat janë shpërndarë dhe kanë nisur punën. 

14 Dhjetor 2025, 13:48 Nga E.d
Berisha: Organizimi në PD synon angazhimin e vlerave të reja, dhe
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se organizimi në PD synon angazhimin e vlerave të reja. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha u shpreh se në të gjitha qarqet janë krijuar grupe, të cilat janë shpërndarë dhe kanë nisur punën. 

Kryedemokrati tha se kjo do të vazhdojë deri në analizën dhe organizimin e Partisë Demokratike. Lideri i opozitës tha se organizimi ka dy qëllime. Së pari t'i përshtatet realitetit të krijuar nga ndryshimet e shumanshme gjatë këtyre dekadave. Dhe së dyti synon përtëritjen dhe angazhimin e vlerave të reja në Partinë Demokratike.

"Jam shumë dakord me ju Syl. Pa diskutim që problemi i organizimit është një problem kyç themelor i Partisë Demokratike. Por, në të gjitha qarqet janë krijuar grupe dhe janë shpërndarë dhe kanë nisur puna. Punë e cila do të vazhdojë gjer në analizën dhe organizimin e Partisë Demokratike. Unë shpalla cili do jetë misioni, por cili do jetë për partinë brenda saj, detyra kryesore është organizimi, organizimi, organizimi. Dhe një organizim me dy qëllime. Së pari, një organizim që i përshtatet realitetit të krijuar nga ndryshimet e shumanshme gjatë këtyre dekadave. Së dyti, një organizim që synon përtëritjen dhe angazhimin e vlerave të reja në Partinë Demokratike." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha opozita qarqe

Sondazh

Poll