Politike

Berisha: Me zgjedhjen e Shabanit, Rama tregoi se çdo formë bashkëpunimi me të është fasadë

 Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha u shpreh se Edi Rama firmosi fundin e këtij bashkëpunimi.

14 Dhjetor 2025, 13:17 Nga E.d
Berisha: Me zgjedhjen e Shabanit, Rama tregoi se çdo formë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se me zgjedhjen e Shabanit si Avokat Populli, Rama tregoi se çdo formë bashkëpunimi me të është fasadë. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha u shpreh se Edi Rama firmosi fundin e këtij bashkëpunimi.

Lideri i opozitës tha kryesia e Partisë Demokratike mori dje vendimin të ndërpresë çdo lloj bashkëpunimi me mazhorancën e krimit apo pseudo-mazhorancën.

"Edi Rama firmosi fundin e këtij bashkëpunimi. Ke të drejtë. Nuk ishte vendim i lehtë. Por ne, duke menduar se interesi i qytetarëve është të kenë një avokat që mbron të drejtat e tyre në këtë shtet ku dhunohen nga mëngjes gjerë në darkë, të drejtat. Duke besuar se, ne e dimë shumë mirë që nuk është ligji që ka fajet, por prapë përmirësimet janë të domosdoshme me ligjin e zgjedhjeve apo reformën, por me aktin që kreu Edi Rama, zgjedhjen e Shabanit Avokat Populli, pasi opozita kishte tërhequr firmat ndaj tij, pra pa firma, ai tregoi se çdo formë bashkëpunimi me të është thjesht fiktive, thjesht fasadë. Dhe kryesia e Partisë Demokratike mori dje vendimin të ndërpresë çdo lloj bashkëpunimi me mazhorancën e krimit apo pseudo-mazhorancën." tha Berisha./Dosja.al

edi rama sali berisha pd

Sondazh

Poll