Politike

Berisha: Firma është propozim, nuk është votë, prandaj dhe u tërhoqën. Rama e emëroi Endri Shabanin Avokat Populli, pa firma

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha u shpreh se firma u vendosën në një klimë, kur u krijua një lloj koalicioni për kandidatin e Tiranës.

14 Dhjetor 2025, 13:41 Nga E.d
Berisha: Firma është propozim, nuk është votë, prandaj
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se firma është propozim, nuk është votë, prandaj PD u tërhoq. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha u shpreh se firma u vendosën në një klimë, kur u krijua një lloj koalicioni për kandidatin e Tiranës. Kryedemokrati tha se Edi Rama e emëroi Endri Shabanin, Avokat Populli pa firma. 

"Nuk besoj se justifikohet. Pse? Së pari, ato firma, unë theksova, janë gabim dhe apologjia dhe ndjesa është akti i merituar në këtë rast. Por ato firma u vendosën në një klimë kur u krijua një lloj koalicioni për kandidatin e Tiranës. Ato firma u tërhoqën me firmë.

Ju do të kishit të drejtë të mbani revoltën tuaj në qoftë se ata firmatarë nuk kanë firmosur për tërheqjen e firmave të tyre. Kështu që e pranoj kritikën, por jo idenë që të largohesh nga Partia Demokratike për këtë gabim. Se kjo do ishte një lehtësim për Edi Ramën, një luftëtar më pak. Edi Rama e emëroi Endri Shabanin, Avokat Populli pa firma. S'është e vërtetë, po u tërhoq, firma është tërhequr. Dhe firma mund të tërhiqej edhe në parlament në momentin e votimit. Firma është propozim, nuk është votë." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama endri shabani

Sondazh

Poll