Politike

Berisha: Dje media më e madhe në SHBA, Fox News, raportoi se lufta kundër korrupsionit u kthye në një iluzion në Shqipëri

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha u shpreh se Edi Rama para Europës dhe botës është dhunuesi i zgjedhjeve dhe votës së lirë të shqiptarëve.

14 Dhjetor 2025, 13:03 Nga E.d
Berisha: Dje media më e madhe në SHBA, Fox News, raportoi se lufta
Foto ilustruese

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se media më e madhe në SHBA, Fox News, raportoi se lufta kundër korrupsionit u kthye në një iluzion në Shqipëri. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha u shpreh se Edi Rama para Europës dhe botës është dhunuesi i zgjedhjeve dhe votës së lirë të shqiptarëve.

Lideri i opozitës tha se 5 ditë më parë, përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, për të mbështetur luftën kundër korrupsionit të organeve të drejtësisë, u tha shqiptarëve se lufta kundër korrupsionit është përparësi për presidentin Trump. Në lidhje me këtë, Berisha tha se Rama për të shpëtuar për lëkurën e tij, nuk u pyet për asgjë. 

"Informacione për dhe lajme të këqija për Edi Ramën ka shumë. Por, gjersa ai qëndron në karrige, duhet të them haptas, nuk na nderon, por është turpi ynë. Nuk duhet ta tolerojmë më tej. Tani ujërat janë kthjelluar. Tani Edi Rama para Europës dhe botës është dhunuesi i zgjedhjeve të shqiptarëve, i votës së lirë të shqiptarëve.

Dje media më e madhe e Shteteve të Bashkuara Fox News, raportonte se rikthejnë në detyrë zv/kryeministren e akuzuar për korrupsion, duke bërë luftën e luftën kundër korrupsionit një iluzion në këtë vend. Mos harroni se 5 ditë më parë, përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, për të mbështetur luftën kundër korrupsionit të organeve të drejtësisë, u tha shqiptarëve se lufta kundër korrupsionit është përparësi për presidentin Trump. Dhe Edi Rama, për të shpëtuar për lëkurën e tij, nuk pyet për asgjë. Pra, ne duhet t'i japim përgjigje Edi Ramës." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha opozita edi rama

Sondazh

Poll