Politike

Berisha: Me licencën që mori në GJK, Rama mbylli çdo mundësi që ai, familja e tij, ministrat e tij të mund të penalizohen për vjedhjet që bëjnë

 Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha u shpreh se prokurori që kërkoi pezullimin, foli me gjuhën e ligjit.

14 Dhjetor 2025, 13:30 Nga E.d

Berisha: Me licencën që mori në GJK, Rama mbylli çdo

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se me licencën që mori në GJK, Rama mbylli çdo mundësi që ai, familja e tij, ministrat e tij të mund të penalizohen për vjedhjet që bëjnë. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha u shpreh se prokurori që kërkoi pezullimin, foli me gjuhën e ligjit.

Lideri i opozitës tha se ai nuk u tërhoq ndonëse mori kërcënime. Në fund, Berisha tha se ky akt fton çdo qytetar të ngrihet, për të mbrojtur jo ligjin thjeshtë, jo kushtetutën thjeshtë, por për të mbrojtur interesin e tij personal. 

"Asnjë ndryshim nuk bën. Sepse Rama me licencën që mori në Gjykatë Kushtetuese, Rama mbylli çdo mundësi që ai, familja e tij, ministrat e tij të mund të penalizohen për vjedhjet që bëjnë. Na përket ne dhe vetëm ne. Duhet ta pranojmë një fakt, duhet të pranojmë se prokurori që kërkoi pezullimin, foli me gjuhën e ligjit. Nuk u tërhoq para kërcënimit që i bëri Lulim Balluku, bandat e saj.

Para kërcënimit soft të Altin Dumanit, para telefonatës kriminale të Edi Ramës. Nuk u tërhoq. Por ky akt i tij, u zerua. Por ky akt ama fton çdo qytetar të ngrihet, për të mbrojtur jo ligjin thjeshtë, jo kushtetutën thjeshtë, por për të mbrojtur interesin e tij personal. Për të parandaluar vjedhjen e tmerrshme që po bën kjo qeveri." tha Berisha./Dosja.al

Sondazh

Poll