Politike

Berisha: Raporti ndërkombëtar na dha të drejtë se këtu nuk u zhvilluan zgjedhje. Tani gjithçka është në dorë të guximit tonë

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha u shpreh se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje.

14 Dhjetor 2025, 13:24 Nga E.d
Berisha: Raporti ndërkombëtar na dha të drejtë se këtu
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se raporti ndërkombëtar tha se nuk u zhvilluan zgjedhje. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha u shpreh se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje.

Lideri i opozitës tha se është më i motivuar se kurrë në këtë betejë. Në fund, Berisha tha se tani është gjithçka në guximin, vullnetin dhe përkushtimin e qytetarëve.

"Pas raportit ndërkombëtar për zgjedhjet, me të cilën ne përmbushëm një zotim shumë të vështirë, sepse ti mund të dënosh zgjedhjet, por në qoftë se ato nuk përputhen me raportet e vëzhguesve ndërkombëtarë, beteja vështirësohet tmerrësisht. Se jep argumentin që nuk është një betejë për parime, ideale dhe vlera, por një betejë për karrige. Ne tani kemi çdo të drejtë t'ikthejmë betejës gjerë në fitoren tonë të plotë.

Dhe ju garantoj që sot jam më i motivuar se kurrë në këtë betejë. Unë, e dashur mike, e kam ditur dhe e kam thënë me dhjetëra e dhjetëra herë se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. E kam deklaruar këtë me dhjetëra e qindra herë para zgjedhjeve. Por ajo që na mungonte, na mungonte pikërisht dokumenti ligjor, kombëtar dhe ndërkombëtar i dhunimit të zgjedhjeve.
Tani është gjithçka në guximin tonë, në vullnetin tonë, në përkushtimin tonë." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama opozita

Sondazh

Poll