Politike

Vendimi i Kushtetueses për Ballukun/ Berisha: Vetëm rruga duhet të jetë ligji ynë, deri sa të shpëtojmë nga këta hajdutë

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha u shpreh se Gjykata Kushtetuese mori pushtetet e Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës së Lartë nën diktatin e Edi Ramës dhe i hoqi pezullimin Ballukut.

14 Dhjetor 2025, 12:52 Nga E.d
Vendimi i Kushtetueses për Ballukun/ Berisha: Vetëm rruga duhet
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se rruga e vetme për Partinë Demokratike dhe për çdo shqiptar duhet të jetë ligji. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha u shpreh se Gjykata Kushtetuese mori pushtetet e Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës së Lartë nën diktatin e Edi Ramës dhe i hoqi pezullimin Ballukut.

Lideri i opozitës tha se prokurori që kërkoi pezullimin e saj, në përputhje të plotë me ligjin dhe kushtetutën e vendit. Në fund, Berisha tha se Rama firmosi në Gjykatën Kushtetuese licencën për të vazhduar vjedhjet.

"Rruga e vetme, i dashur mik, për Partinë Demokratike dhe për çdo shqiptar është rruga, rruga dhe vetëm rruga. Kjo është rruga e vetme ligjore, mbasi Gjykata Kushtetuese mori pushtetet e Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës së Lartë nën diktatin e Edi Ramës dhe i hoqi asaj pezullimin. Mos të ketë kush iluzion se një fletë-arrest, një mandat arresti nga Skapi për Lubi Ballukun do pranohet nga Edi Rama. Ai do hidhet poshtë siç u hodh mandati ndërkombëtar i arrestit nga antimafia italiane për Saimir Tahirin.

Prokurori që kërkoi pezullimin, në përputhje të plotë me ligjin dhe kushtetutën e vendit, në përputhje të plotë me praktikën europiane dhe botërore, të përsëritur shumë e shumë herë, e bëri atë masë të zbutur vetëm e vetëm i bindur se, nuk lejonte arrestimin Edi Rama. Tani Edi Rama firmosi në Gjykatën Kushtetuese licencën për të vazhduar vjedhjet. I dashur mik, nuk kemi më ç’të presim, as nga gjykata e as nga prokuroria. Rruga dhe vetëm rruga duhet të jetë ligji ynë, deri sa të shpëtojmë nga këta hajdutë, që zyrtarizuan me vendim gjykate vjedhjet dhe abuzimet si në Shqipëri." tha Berisha./Dosja.al

Sondazh

Poll