Politike

Berisha: Do të përdoren të gjitha format e protestave. Prej vitit 2017, Edi Rama ka zhvilluar vetëm farsa elektorale

Gjatë një bashkëbisedim me qytetarët, Berisha u shpreh se zgjedhjet e vitit 2025, nuk janë zgjedhjet e para që i merr Edi Rama si farsë.

14 Dhjetor 2025, 12:54 Nga E.d
Berisha: Do të përdoren të gjitha format e protestave. Prej vitit
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se PD do të përdor të gjitha format e protestave dhe se kurrë ndonjëherë vendi nuk ka patur nevojë për kreativitetin, për guximin dhe vendosmërinë e idealistëve shqiptarë. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha u shpreh se zgjedhjet e vitit 2025, nuk janë zgjedhjet e para që i merr Edi Rama si farsë.

Kjo pasi sipas tij, Rama ka marrë të gjitha zgjedhjet e mëparshme, që nga 2017-ta deri më sot. Lideri i opozitës tha se zgjedhjet e 11 majit në ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar janë faktuar se janë farsë. 

"E ke të drejtë shumë. 13 vite opozitë janë topitëse. Por prapë, sot është koha e misionarëve, e atyre që janë të vendosur të sakrifikojnë për idealet e tyre. Çfarë kemi sot në dallim nga vitet e mëparshme? Zgjedhjet e vitit 2025, nuk janë zgjedhjet e para që i merr Edi Rama si farsë. Jo. Ai ka marrë të gjitha zgjedhjet e mëparshme nga 2017-ta gjerë sot, po me farsë elektorale. Por kemi një dallim të madh. Cili është dallimi i madh? Dallimi i madh është se këto zgjedhje, në ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar janë farsë. Edi Rama bëri përpjekjet më të jashtëzakonshme që të ndryshonte raportin e vëzhguesve ndërkombëtarë dhe dështoi plotësisht. Tani Europa, bota pret nga ne t'i dalim zot votës sonë.

gjitha format e protestave do të përdoren dhe duhet të përdoren. Kurrë ndonjëherë më shumë, vendi nuk ka patur nevojë për kreativitetin, për guximin dhe vendosmërinë e idealistëve shqiptarë. Betejë për të rikthyer votën e lirë, betejë për shpëtimin e familjes shqiptare. E para për shpëtimin e demokracisë me votë të lirë, për shpëtimin e familjes shqiptare nga ligji i sapo miratuar, për shpëtimin e Shqipërisë nga rrënimi përfundimtar i saj. Kështu që është koha e misionarëve, por një gjë ju siguroj, se Partia Demokratike gjersa të realizojë këtë qëllim, do të qëndrojë vetëm në funksion të tij. Protestë, protestë dhe vetëm protestë." tha Berisha./Dosja.al

Sondazh

Poll