14 Dhjetor 2025, 12:39
Nga E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Edi Rama, ndaloi oficerët e BKH-së sepse mund të sillnin urdhër-arrestin. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha u shpreh se Rama ka kërkuar çarmatosjen e tyre, sepse ai vuan nga fobira. Kryedemokrati tha se Rama po mbron veten jo Ballukun, pasi sipas tij ai ka afera të tmerrshme të tjera.
"Duket se më vonë është ndërhyrë dhe kur kanë shkuar herën tjetër, Edi Rama ka kërkuar çarmatosjen e tyre, se ai vuan nga fobira. Ai ka menduar se për shkak të atyre që ka kryer dhe mund ta arrestonin, mund të sillnin urdhër-arresti a ndonjë gjë të tillë dhe i ka detyruar të lënë, siç thotë ai, patllaket me përçmim, t'i lënë tek oficeri i rojës, çka nuk ka ndodhur ndonjëherë. Po këto janë fobitë e Edi Ramës, sepse Edi Rama, në qoftë se Lubi Balluku është bërë e qartë në tunelin e Llogarasë se, si ka vepruar me drejtorin e përgjithshëm të rrugëve për tenderin e tunelit të Llogarasë, Edi Rama është shumë më i lidhur në këtë aferë sesa Lubi Balluku.
Edi Rama ka marrë Lubi Ballukun e ka çuar në Ankaranë. Në Ankara është Edi Rama që ka organizuar takimin me kompanitë të cilave ua dha tenderin me Lubia, 50 milionë euro më shumë. Kështu që Edi Rama në fakt, në të vërtetë po mbron vetëm veten e tij. Po Edi Rama ka afera të tmerrshme të tjera. Ai që Arben Ahmetaj e ka quajtur kopshti privat i Edi Ramës apo Akshin. Ai është një nga, një nga epiqendrat më mafioze të korrupsionit, ku me regjistrime kunati i Edi Ramës ka fituar qindra milionë.
Ku Geron Meçe është me regjistrim, ku thuhet se bashkëshortja e Edi Ramës është e implikuar në diktimin e fituesve të tenderave. Ku janë grabitur dy biznesmenë, njëri prej tyre është në Gjermani. Ku zv/drejtori i përgjithshëm, u mor peng dhe u mbajt orë të tëra në Elbasan sepse duket të kishte folur në Skap. Ku kërkua të zhdukej dosja ku përflitej edhe vetë Linda Rama. Tani imagjino ti po të shkojnë këta në Surrel edhe t'i kërkojnë dokumentet. Pra, halli i Edi Ramës është shumë i madh, shumë i madh. Ndaj dhe ai doli tani me të gjithë potencialet e tij, terrorin, frikën, paratë dhe mori licencë për të vazhduar vjedhjen me gjykatë." tha Berisha./Dosja.al
sali berisha opozita edi rama
Politike
14 Dhjetor 2025, 12:31
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se me 22 dhjetor PD do të nis betejë...
Politike
14 Dhjetor 2025, 12:20
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Gjykata Kushtetues i dha licencë Edi R...
Politike
14 Dhjetor 2025, 11:08
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se gjyqtarët duan të marrin përsëri kompetencat e qev...
Politike
14 Dhjetor 2025, 10:53
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Rama ka deklaruar ditën e sotme se agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë shkuar...
Politike
14 Dhjetor 2025, 10:04
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se Altin Dumani e ngriti SPAK në një nivel tjetër. Gjat&eu...
Politike
14 Dhjetor 2025, 09:47
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reagur pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila hoqi pezullimin e e zv. Kryemi...
Politike
13 Dhjetor 2025, 22:19
I.A
Hysen Kadiu
TIRANË- Kryetari i PD-së në Kavajë, Hysen Kadiu, i është përgjigjur deklaratave të Sali Berishës, ...
Politike
13 Dhjetor 2025, 22:08
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar pas terrorit policor ndaj protestuesve tek kryeministria, të ci...
Politike
13 Dhjetor 2025, 21:43
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka pranuar gabimin me firmat për Endri Shabanin si Avokat Populli. Gjatë mbledhjes s&eu...
Politike
13 Dhjetor 2025, 21:27
I.A
Berisha dhe Salianji
TIRANË- Debatet në kryesinë e PD-së gjatë mbledhjes së sotme janë zbardhur. Teksa po diskutoni...