Politike

Vendimi i Gjykatës/ Berisha: Kushtetuesja i dha licencë Edi Ramës të vjedhë pa siklet, sa të dojë pa asnjë lloj kufizimi

Lideri i opozitës tha Gjykata Kushtetuese nuk mund të hiqte kurrë masën e pezullimit, pa u shqyrtuar në shkallët e tjera të sistemi gjyqësor.c

14 Dhjetor 2025, 12:20 Nga E.d
Vendimi i Gjykatës/ Berisha: Kushtetuesja i dha licencë Edi Ramës
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Gjykata Kushtetues i dha licencë Edi Ramës të vjedhë pa siklet, sa të dojë dhe pa asnjë lloj kufizimi. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha u shpreh se vendimi i shkruajtur në zyrat e Edi Ramës, tejkalon dhe mbikalon të gjithë sistemin gjyqësor shqiptar.

Lideri i opozitës tha Gjykata Kushtetuese nuk mund të hiqte kurrë masën e pezullimit, pa u shqyrtuar në shkallët e tjera të sistemi gjyqësor. Berisha u shpreh se kjo gjykatë u kthye nga gjykatë e të drejtave të njeriut, në gjykatë që autorizon vjedhjen e qytetarëve shqiptarë.

Në fund, ai tha se për të gjithë ata që besojnë se vjedhja e taksave të shqiptarëve, pasurive të tyre publike janë shkak themelor i varfërimit dhe mjerimit të tyre, nuk ka më asnjë shpresë, për luftën kundër korrupsionit, përveç vullnetit të tyre.

"Ju përshëndes përzemërsisht dhe ju uroj një të diel të mbarë. Së dyti, dua të ndalem shkurtimisht në disa zhvillime të pashembullta në historinë 33-vjeçare të pluralizmit politik në Shqipëri, por dhe në historinë e Europës dhe më gjerë. Në një akt që shkelmon interesin personal, direkt të çdo qytetari shqiptar, Edi Rama i imponoi gjykatës Kushtetuese të firmosë licencën për vjedhjet nga ai, ministrat e tij. Ai vendim i Gjykatës Kushtetuese i shkrojtur në zyrën e Edi Ramës, pas presioneve të jashtëzakonshme dhe paritjes me shuma më marramendëse, në kuptimin më të vërtetë të fjalës, është një licencë, për Edi Ramë, familjen e tij, ministrat e tij, që të vjedhin, vjedhin sa më shumë shqiptarët.


Vendimi i shkrojtur në zyrat e Edi Ramës, tejkalon, mbikalon, të gjithë sistemin gjyqësor shqiptar, i cili ka tagrin në përputhje me Kushtetutën të shqyrtojë masat e sigurisë, Gjykatës së Apelit dhe asaj të Lartë. Duke anuluar pezullimin e Lubi Ballukut, duke i dhënë dhe 1 muaj e gjysëm kohë, asaj që të falsifikojë, manipulojë çdo dokument të vjedhjeve të saj kolosale me Edi Ramën direkt dhe me të tjerë, defakto Gjykata Kushtetuese i dha licencën Edi Ramës të vjedhë pa siklet, të vjedhë sa të dojë. Gjykata Kushtetuese nuk mund të hiqte kurrë masën e pezullimit pa u shqyrtuar ajo në shkallët e tjera të sistemi gjyqësor. Kjo gjykatë u kthye nga gjykatë e të drejtave të njeriut, në gjykatë që autorizon vjedhjen e qytetarëve shqiptarë.
Së dyti, pas këtij vendimi, Edi Rama dhe ministrat nuk do të kenë më asnjë lloj kufizimi. Pas kësaj goditje shkatërrimtare që i dhanë akuzës, ata janë të qetë se akuza nuk do mund të ngrihet më kundër tyre që ti dëmtojë.


Nga ju mund të ketë që mund të pyesë se, pse prokurori nuk lëshoi që në fillim urdhër-arresti për Lubi ballukun. Nuk e lëshoi sepse Edi Rama nuk do pranonte kurrë arrestin dhe heqjen e imunitetit. Unë e thashë që në fillim, kjo ishte një masë e zbutur ndaj tyre, kurse me arrest do veprojë si me Saimir Tahirin. Jo që nuk lejoi arrestin, por e vonoi mbi 1 muaj autorizimin për kontrollin e banesës, pasi Saje Qorri i zhduku të gjithë dokumentet e pjesëmarrjes së tij në trafikun e drogës.
Pra, për të gjithë ata që besojnë se vjedhja e taksave të shqiptarëve, pasurive të tyre publike janë shkak themelor i varfërimit dhe mjerimit të tyre, nuk ka më asnjë shpresë, për luftën kundër korrupsionit, përveç vullnetit të tyre." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha pd gjk

Sondazh

Poll