14 Dhjetor 2025, 11:08
Nga E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se gjyqtarët duan të marrin përsëri kompetencat e qeverisë e të parlamentit, duke u treguar, jo thjesht të zgjedhurve, po vetë zgjedhësve, se mbi vullnetin e tyre dhe përtej kufijve kushtetues mes pushteteve qëndrojnë ata. Gjatë podcast-it të tij "Flasim", Rama u shpreh se "çekiçin" e drejtësisë Republika ua ka besuar për interesin e saj të lartë të drejtësisë së barabartë për të gjithë.
Rama tha se protagonistëve të pavarësisë së drejtësisë u ka marrë koka erë dhe u është mbushur mendja se ata janë shteti, ligji e drejtësia.
“…Jo për herë të parë, fatkeqësisht, po për herë të dytë, ata duan të marrin përsëri kompetencat e qeverisë e të parlamentit, duke u treguar, jo thjesht të zgjedhurve, po vetë zgjedhësve, se mbi vullnetin e tyre dhe përtej kufijve kushtetues mes pushteteve, qëndrojnë ata, togat e zeza të Shqipërisë, me pushtetin suprem të çekiçit të drejtësisë të pavarësuar nga politika tanimë. Dhe atë çekiç që Republika ua ka besuar për interesin e saj të lartë të drejtësisë së barabartë për të gjithë, ata mund ta përdorin kur të duan për të hapur me dhunë arkën e buxhetit të shtetit, e për t’ia rritur rrogat vetes, dhe sa përkatësisht 1600 euro plus në muaj për gjykatat e prokuroritë e zakonshme dhe 3100 euro plus në muaj për Gjykatën Speciale e për SPAK-un.
Një shprehje e urtë italiane thotë “due indizzi non fanno una prova”, dy indicie nuk përbejnë një provë – çka sot ne fakt po të shohësh se si fajësohet njeriu në mexhelisin tonë politik e mediatik, përbejnë, jo një provë, po dy dënime. Por unë, nuk do ta ndjek kurrsesi logjikën e mbrapshtë të dënimit me indicie, as në këtë rast, po do të mbetem tek bindja se këto dy indicie tejet shqetësuese nuk provojnë se protagonistëve të pavarësisë së drejtësisë u ka marrë koka erë dhe u është mbushur mendja se ata janë shteti, ligji e drejtësia”, tha Rama./Dosja.al
edi rama podcast gjyqtarët
Politike
14 Dhjetor 2025, 10:53
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Rama ka deklaruar ditën e sotme se agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë shkuar...
Politike
14 Dhjetor 2025, 10:04
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se Altin Dumani e ngriti SPAK në një nivel tjetër. Gjat&eu...
Politike
14 Dhjetor 2025, 09:47
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reagur pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila hoqi pezullimin e e zv. Kryemi...
Politike
13 Dhjetor 2025, 22:19
I.A
Hysen Kadiu
TIRANË- Kryetari i PD-së në Kavajë, Hysen Kadiu, i është përgjigjur deklaratave të Sali Berishës, ...
Politike
13 Dhjetor 2025, 22:08
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar pas terrorit policor ndaj protestuesve tek kryeministria, të ci...
Politike
13 Dhjetor 2025, 21:43
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka pranuar gabimin me firmat për Endri Shabanin si Avokat Populli. Gjatë mbledhjes s&eu...
Politike
13 Dhjetor 2025, 21:27
I.A
Berisha dhe Salianji
TIRANË- Debatet në kryesinë e PD-së gjatë mbledhjes së sotme janë zbardhur. Teksa po diskutoni...
Politike
13 Dhjetor 2025, 21:15
I.A
Kryesia e od
TIRANË- Përplasjet në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike jane zbardhur. Një episod ka ndodhur...
Politike
13 Dhjetor 2025, 20:54
I.A
KOSOVË- Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i ka certifikuar të shtunën kandidatët e Listës Serbe për deputetë ...
Politike
13 Dhjetor 2025, 20:26
I.A
Agron Gjekmarkaj
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka dhënë dorëheqjen gjatë mbledhjes s&e...