14 Dhjetor 2025, 10:53
Nga E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Rama ka deklaruar ditën e sotme se agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë shkuar në Kryeministri. Gjatë podcastit të tij, Rama tha se në këtë moment, agjentët e BKH-së nuk kanë dashur të linin "patllaken" tek dera sipas rregullores së sigurisë së lartë, të Gardës së Republikës. Në fund, Rama u shpreh se ka ardhur koha e një reflektimi serioz, profesional dhe ndërinstitucional.
“…Por unë, nuk do ta ndjek kurrsesi logjikën e mbrapshtë të dënimit me indicie, as në këtë rast, po do të mbetem tek bindja se këto dy indicie tejet shqetësuese nuk provojnë se protagonistëve të pavarësisë së drejtësisë u ka marrë koka erë dhe u është mbushur mendja se ata janë shteti, ligji e drejtësia si puna e ca trimoshave të BKH-së, për të cilët kam dëgjuar shumë çudira, po kishin ardhur një ditë në godinën e Këshillit të Ministrave, e nuk donin ta linin patllaken tek dera sipas rregullores së sigurisë së lartë, të Gardës së Republikës.
Pra, nuk dua kurrsesi të them se ferrat e mendësive e sëmundjeve të vjetra, e kanë marrë uratën e drejtësisë së re, por dua të ndaj me të gjithë bindjen se ka ardhur koha e një reflektimi serioz, profesional dhe ndërinstitucional, për të ndarë beben e sapolindur nga ujërat e pistë, në një proces historik, ku duhet të garantojmë medoemos suksesin e Reformës në Drejtësi, duhet të garantojmë pavarësinë e gjyqësorit, po ku po ashtu, nuk mundet kurrsesi të lejojmë medoemos që kura të bëhet problem më i madh se sëmundja, duke rrezikuar liritë, të drejtat dhe frymëmarrjen e administratës e të ekonomisë së vendit”, tha Rama./Dosja.al
edi rama podcast bkh
Politike
14 Dhjetor 2025, 10:04
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se Altin Dumani e ngriti SPAK në një nivel tjetër. Gjat&eu...
Politike
14 Dhjetor 2025, 09:47
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reagur pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila hoqi pezullimin e e zv. Kryemi...
Politike
13 Dhjetor 2025, 22:19
I.A
Hysen Kadiu
TIRANË- Kryetari i PD-së në Kavajë, Hysen Kadiu, i është përgjigjur deklaratave të Sali Berishës, ...
Politike
13 Dhjetor 2025, 22:08
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar pas terrorit policor ndaj protestuesve tek kryeministria, të ci...
Politike
13 Dhjetor 2025, 21:43
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka pranuar gabimin me firmat për Endri Shabanin si Avokat Populli. Gjatë mbledhjes s&eu...
Politike
13 Dhjetor 2025, 21:27
I.A
Berisha dhe Salianji
TIRANË- Debatet në kryesinë e PD-së gjatë mbledhjes së sotme janë zbardhur. Teksa po diskutoni...
Politike
13 Dhjetor 2025, 21:15
I.A
Kryesia e od
TIRANË- Përplasjet në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike jane zbardhur. Një episod ka ndodhur...
Politike
13 Dhjetor 2025, 20:54
I.A
KOSOVË- Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i ka certifikuar të shtunën kandidatët e Listës Serbe për deputetë ...
Politike
13 Dhjetor 2025, 20:26
I.A
Agron Gjekmarkaj
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka dhënë dorëheqjen gjatë mbledhjes s&e...
Politike
13 Dhjetor 2025, 19:00
I.A
Belinda Balluku dhe Edi Rama
SHBA- Departamenti i Shtetit deri më tani po refuzon të komentojë mbi një krizë në...