Aktualitet

Gazi lotsjellës/ Lubonja: Kosova duhej të ishte  vendi i fundit për të marrë armë që të helmohej populli ynë

12 Shkurt 2020, 21:26 Nga DOSJA
Gazi lotsjellës/ Lubonja: Kosova duhej të ishte  vendi i fundit

TIRANË- Analisti Fatos Lubonja ka komentuar lajmin për gazin lotsjellës që ishte dërguar nga Kosova në Shqipëri për t’u përdorur në protestat e opozitës. Lubonja, thotë se ky lajm i ka lënë shije të keqe .

“Në këtë çështje ka një komponent ligjor, por ka edhe një komponent të fortë moral dhe kur them moral edhe politik pasi, sikurse thotë Rusoi, “kush ndan moralin nga politika nuk kupton asgjë nga të dyja”. Është ndjenja morale që në përgjithësi na bën të dënojmë ata vende që shesin armë, që përdoren në vende ku ka luftë e vriten njerëz, edhe kur ligjërisht mund të mos kenë kryer ndonjë krim.

Prishtina mjaftohet duke thënë se nuk ka shkelur ndonjë ligj. Kështu thotë edhe ajo Tiranës. Po a mjafton kaq për të qenë në rregull moralisht dhe politikisht? Jo. Moralisht dhe politikisht Kosova duhet të ishte vendi i fundit ku qeveria e Tiranës do të duhej të drejtohej për të marrë armë për të helmuar popullin e opozitës shqiptare. Për të njëjtat arsye pala kosovare do të duhej të ishte e fundit që ta pranonte një kërkesë të tillë”, – ka thënë Lubonja për Insajderin.

“Dy ministritë pretendojnë se kanë një marrëveshje bashkëpunimi. Në fakt këtu kemi bashkëpunimin e dy pushteteve anti-popull, anti-demokraci që synojnë të mbështesin dhe legjitimojnë njëri-tjetrin. Është bashkëpunimi i atyre që abuzojnë e vjedhin kundër të abuzuarve dhe të vjedhurve. Pra një akt i tillë, mund të afrojë një kategori politikanësh, por midis shqiptarëve këtej dhe andej kufirit nxit ndarje” – thotë Lubonja.

Dy ditë më para mediat në Kosovë kanë zbulluar dokumenti ku thuhej se gazi lotsjellës që është përdorur në protestat e opozitës është marrë nga Policia e Kosovës.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fatos lubonja gazi lotsjelles ne proteste fatos lubonja gazi lotsjelles ne proteste

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Shkurt 2020, 20:02

DURRËS- Një 73-vjeçare është lënë në qiell të hapur nga institucionet shtetërore, të cilat i kanë vlerësuar gabim dëmin e tërmetit të 26 nëntorit.(f...