PËRPLASJA/ Voda: OFL-ja ka sekuestruar miliona euro pasuri të Lul Berishës, Qyno: Dua të shoh listën, një gjë e gjykuar,
12 Shkurt 2020, 20:52Nga DOSJA
TIRANË – Zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda është shprehur se OFL-ja ka sekuestruar një listë me pasuritë e Lulzim Berishës. E ftuar në emisionin “Repolitix”, Voda shtoi se lsiat është shumë e gjatë, me rreth 20 prona ku përfshihen vila, komplekse dhe pallate. Sipas zv/ministres këto prona janë zbuluar nga OFL-ja dhe nuk rezultojnë në emër të Berishës, por që palët e treta do të duhet të vërtetojnë burimin e tyre.
Në studio pati edhe një përplasje me gazetarët Elton Qyno dhe Poli Hoxha, të cilët këmbëngulnin të shinin listën. Sipas Qynos kjo është një sekeustro 15 ditore dhe nëse janë ato prona që janë hetuar një herë, ka diçka që nuk shkon.
Pjesë nga biseda në studio
Rovena Voda: Më vjen shume keq kur flasim për kasolle apo gjëra të vogla. Por unë kam një informacion të detajuar për të gjithë punën e OFL-së të bërë gjatë këtyre dutëve. Vetëm për Durrësin, pra për sekuestrimin e pronave të shtetasit Lulzim Berisha, kam këtu një listë që nuk mbaron. Këtu nuk ka asnjë kasolle.
Elton Qyno: Është sekuestro 15 ditore
Denis Minga: Po na i thoni sepse s’kanë dalë në media këto
Rovena Voda: S’ka dalë në media? Shpresoj ët mos nxjerr ndonjë sekret hetimor
Elton Qyno: S’ke asnjë vendim gjykatë aty. Ai është gjykuar deri në Gjykatë të lartë.
Rovena Voda: Është një liste me rreth 20 pasuri, dy aktiviitete, etj etj dhe nuk ka fund.
Denis Minga: Ai ka deklaruar vetëm diçka të vogël, si e zbuluat ju?
Rovena Voda: Është aksesi, e drejta për të verifikuar pasuritë e të tretëve, të motrave, etj.
Elton Qyno: Jam kurioz të di çfarë ka në listë.
Rovena Voda: Do të ta jap. Do ulemi bashkë dhe do ta shohim, është shumë shpejt për të gjykuar operacionin e OFL-së.
Denis Minga; Për çfarë bëhet fjalë për vila gjëra?
Rovena Voda: Godina shumë katëshe, vila, pallate dhe komplekse. Prona në bregdet, etj.
Poli Hoxha: Mesa di unë në përgjigj ai kishte vetëm një pikë furnizimi karburantesh.
Rovena Voda: Do t’ju duhet të verifkojnë gjithçka. Edhe personat e tretë.
Poli Hoxha: Tashmë ai ka deklaruar vetëm tre prona dhe ju zbuluat që ka gënjyer. Çfarë ndodh me të?
Rovena Voda: Do vijohet me procedura, do hetohet.
Poli Hoxha: Ka një ne aty që thotë që për fshjehje të pasurisë.
Rovena Voda: E thashë unë e para, nuk ka një nen për këtë… është neni më i paprekur.
Elton Qyno: Se mos janë ato që janë hetuar njëherë. Se një gjë e hetuar s’mund të hetohet për së dyti e së treti sa herë vjen një qeveri në pushtet.
Rovena Voda: Do shohim se si do shkojë gjithçka sipas SPAK.
Lulzim Berisha, i cilësuar si keu i Bandës së Durrësiti është përgjigjur formularit të Operacionit Forca e Ligjit, vetëm 24 orë pasi iu kërkua të deklaronte burimin e të rdhurave dhe të gjitha të dhënat e mundshme mbi pasurinë e tij. Në përgjigjen e firmosur edhe nga vetë Berisha, shkruhet se të ardhurat e një nga më të fortëve të Durrësit vijnë nga një bar kafe me qira. Lulzim Berisha pranon se zotëron autobotet që furnizojnë anijet me naftë në port si dhe ka një kompani në bashkëpronësi me të motrën. Bëhet fjalë për kompaninë ‘RAJAN 2007’ në të cilin ka 40% të aksioneve, në bashkëpronësi me Luljeta Berishën. Gjithashtu ai deklaroi se pjesë e pasurisë së tij është edhe një autoveturë BMë, të cilën e ka të blerë në shumë 1 milonë lekë, në vitit 2019, por në listë nuk është përmendur asgjë me vlerë miliona euroshe.
TIRANË- Fotografi Feliks Bilali ka deklaruar se në Shqipëri femrën e fyejnë dhe me shikim. Teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Arena’ në Ora News, Bilali shp...
TIRANË– Zëvendës ministrja e Brendshmë Rovena Voda i është përgjigjur Opozitës në lidhje me pyetjen e ngritur se përse nuk hetohet apo sekuestrohet a...
ITALI-Një operacion antidroge ka vënë në pranga 6 persona në Velletri të Italisë. Gjashtë të dyshuarit, shqiptarë dhe italianë, që vepronin kryesisht në Velletr...
TIRANË– Shqipëria është zyrtarisht e anëtarësuar në Rrjetin Europian të Skuadrave për Gjetjen e Personave në Kërkim, të quajtur ndryshe si Enfast. Në...
TIRANË– Enriketa Gjuzi, gruaja e cila sipas njoftimit të policisë është aksidentuar ka rrëfyer se çfarë ndodhi pranë vijave të bardha mesditën e sot...
TIRANË– E ftuar në emisionin “Tempora” në TV Ora ka qenë gazetarja e njohur Dalina Buzi. Gjatë emisionit ajo ka treguar se ka hequr dorë nga “Instagr...
Aktualitet12 Shkurt 2020, 20:02
DURRËS- Një 73-vjeçare është lënë në qiell të hapur nga institucionet shtetërore, të cilat i kanë vlerësuar gabim dëmin e tërmetit të 26 nëntorit.(f...
TIRANË– Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me ngjarjen ku u përfshi ditën e sotme moderaotrja Ilda Bejleri. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, e cila ...
TIRANË– Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot ceremoninë e betimit të prokurorëve të rinj. Ceremonia u mbajt në prani të anëtarëve të Këshillit, Amba...
TIRANË- Sot u zhvillua mbledhja e katërt e komitetit të Rindërtimit për banesat e shkatërruara nga tërmeti i 26 Nëntorit. 10,023 qytetarë vazhdojnë të jenë...