Aktualitet

Shqipëria zyrtarisht pjesë e ENFAST, Lleshaj: Hap i rëndësishëm për Policinë e Shtetit

12 Shkurt 2020, 20:33 Nga DOSJA
Shqipëria zyrtarisht pjesë e ENFAST, Lleshaj: Hap i

TIRANË– Shqipëria është zyrtarisht e anëtarësuar në Rrjetin Europian të Skuadrave për Gjetjen e Personave në Kërkim, të quajtur ndryshe si Enfast. Në një status në rrjetet sociale, ministri i Brendshëm Sandër Leshaj shkruan se ky është një hap mjaft i rëndësishëm për Policinë e Shtetit.

Anëtarësimi i Shqipërisë në Rrjetin Europian të Skuadrave për Gjetjen e Personave në Kërkim (ENFAST) është një tjetër hap me rëndësi drejt përfshirjes së Policisë së Shtetit në marrëdhënie të reja me strukturat europiane. Tashmë jo vetëm Policia jonë, por një rrjet i gjerë strukturash europiane do të jetë në mbështetje të përpjekjeve për kapjen e personave që i shmangen drejtësisë,”- shkruan Lleshaj.

Skuadra ENFAST përbëhet nga 50 anëtarë dhe është e ndarë në dy komponente, atë të inteligjencës dhe atë operative. Ajo do të ketë si sprovë të parë kapjen e 50 personave më të kërkuar në vend. Njësia do të ketë në përbërje si fillim 50 persona që do të jenë komando të stërvitur në  SHBA dhe pas kapjes të së shumëkërkuarve, do të luftojnë “të fortët” e rrugës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet enfast sander lleshaj enfast sander lleshaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Shkurt 2020, 20:02

DURRËS- Një 73-vjeçare është lënë në qiell të hapur nga institucionet shtetërore, të cilat i kanë vlerësuar gabim dëmin e tërmetit të 26 nëntorit.(f...