Aktualitet

“Ishte inskenim”/ Policia përgënjeshtron Ilda Bejlerin: E aksidentuara përfundoi në spital, është nën kujdesin e mjek

12 Shkurt 2020, 19:42 Nga DOSJA
“Ishte inskenim”/ Policia përgënjeshtron Ilda Bejlerin: E

TIRANË– Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me ngjarjen ku u përfshi ditën e sotme moderaotrja Ilda Bejleri. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, e cila nuk e konfirmon prezencën e moderatores,  ngjarja ka qenë një aksident dhe gruaja në fjalë, Enriketa Gjuzi ka përfunduar në spital. Ndryshe nga ç’pretendoi vetë moderatorja, e cila në një prononcim për Dosja.al u shpreh se gjithçka ishte një skemë.

Më datë 12.02.2020, rreth orës 12:50, në bulevardin “Gjergj Fishta”, ne afersi te Ures se Drejtorise Vendore te Policise Tirane,një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar shtetasen E.GJ , 63 vjeçe , e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe së bashku me grupin hetimor po vijojne punen, per identifikimin dhe kapjen e mjetit qe ka shkaktuar aksidentin,”- thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës, detaje të cilat përkojnë me ngjarjen ku u përfshi prezantuesja.

Mesditën e sotme, Dritare.net publikoi lajmin se moderatorja Ilda Bejleri kishte aksidentuar një 64-vjeçare me automjetin e saj të llojit “BMË X5” dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Edhe në një reagim në Instastory, Ilda shkruan se lajmi i publikuar është i rremë dhe se gazetarët kanë shpifur. “Unë nuk i kuptoj dot këta gazetarët tanë? Si mund të shpifin për njerëzit kështu?”- shkruan Bjeleri krahas fotos ku shihet lajmi për aksidentin. Në një prononcim për Dosja.al, moderatorja u shpreh se e gjitha ishte një skemë dhe se gruaja në fjalë është rrëzuar vetë para makinës së saj.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksidenti i ilda bejlerit ilda bejleri policia tirane aksidenti i ilda bejlerit ilda bejleri policia tirane

Sondazh

Poll