Aktualitet

Pse nuk sekuestrohet ‘blindi’ i Olsi Ramës? Rovena Voda flet për ‘Lincoln’-in ku hipi kryeministri: Jo çdo makinë lu

12 Shkurt 2020, 20:47 Nga DOSJA
Pse nuk sekuestrohet ‘blindi’ i Olsi Ramës? Rovena Voda flet

TIRANË– Zëvendës ministrja e Brendshmë Rovena Voda i është përgjigjur Opozitës në lidhje me pyetjen e ngritur se përse nuk hetohet apo sekuestrohet automjeti i blinduar i vëllait të kryeministrit Olsi Rama dhe që vetëm para dy ditësh u përdor nga vetë Rama. E ftuar në emisonin “Repolitix”, Voda tha se personat që ka përmendur Opozita, pra kryeministri Edi Rama dhe vëllai i tij Olsi nuk janë pjesë e subjekteve që janë caktuar për t’u hetuar dhe sipas saj, jo çdo makinë e blinduar i përket një grupi kriminal.

Kjo duket fiks sikur opozita po bën shoë. Jo çdo automjet i blinduar i përket një grupi kriminal. Ne jemi pesë persona që caktojmë subjektet. Unë nuk di që personat që u përmendën të jenë pjesë e tyre. Nëse nuk janë pjesë e subjekteve atëherë nuk bëjmë dot gjë,”- tha Voda.

Një ditë më parë Gazmend Bardhi se makina e blinduar e llojit “Lincoln”, me të cilën kryeministri Edi Rama u largua nga kryesia e Partisë Socialiste pasi në të njëjtën zonë u arrestua i armatosur Vladimir Gjuta është në pronësi të Olsi Ramës. Në një status në rrjetet sociale, Bardhi shprehet se ky automjet është i paprekshëm nga Policia, njësoj si Audi me targa ‘AA 003 GB’ i Saimir Tahirit, me të cilin sipas tij, lëviznin lirshëm trafikantët e drogës të bandës së Hab ilajve. Të njëjtën gjë, Opozita e ka denoncuar edhe sot. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama lincoln olsi rama rovena voda edi rama lincoln olsi rama rovena voda

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Shkurt 2020, 20:02

DURRËS- Një 73-vjeçare është lënë në qiell të hapur nga institucionet shtetërore, të cilat i kanë vlerësuar gabim dëmin e tërmetit të 26 nëntorit.(f...