Aktualitet

“Më hodhi dy metra tutje dhe nuk ndaloi”, gruaja e aksidentuar akuzon Ilda Bejlerin për këmbën e thyer, ç’i tha preza

12 Shkurt 2020, 20:19 Nga DOSJA
“Më hodhi dy metra tutje dhe nuk ndaloi”, gruaja e aksidentuar

TIRANË– Enriketa Gjuzi, gruaja e cila sipas njoftimit të policisë është aksidentuar ka rrëfyer se çfarë ndodhi pranë vijave të bardha mesditën e sotme. Në një prononcim për Dritare.net, Gjuzi shprehet se personi që e ka aksidetuar është moderatorja Ilda Bejleri. Ajo tregon se prezantuesja e ka përplasur dhe e ka hedhur dy metra tutje dhe nuk ka ndaluar.

Më hodhi dy metra tutje dhe nuk ndaloi. Ia bëra me dorë. Më pa dhe vazhdoi. Makinat ndaluan të gjitha, veç Ilda Bejlerit. Nuk e njoh po i thirrën në emër të gjithë dhe i kërkuan të qëndronte. Ajo u tha: “Pse këtu kalohet?” Pastaj ata më ndihmuan, më morën në makinë ata që i thirrën vajzës të ndalonte dhe më çuan në spital. Këtu jam akoma. Me këmbë të thyer. Të lutem mos ma thuaj emrin se e lexon mamaja ime. Është vetëm. Hallin e saj kam, jo timin. Na u prish shtëpia në Durrës nga tërmeti dhe erdhëm këtu derisa të gjejmë zgjidhje. Këtu ndodhi kjo që ndodhi. Më shtypën në mes të ditës, më hodhën si leckë dhe nuk ndaluan të më pyesin si jam. Vajza që më shtypi është Ilda Bejleri,”- shprehet gruaja në fjalë.

Mesditën e sotme, Dritare.net publikoi lajmin se moderatorja Ilda Bejleri kishte aksidentuar një 64-vjeçare me automjetin e saj të llojit “BMË X5” dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Edhe në një reagim në Instastory, Ilda shkruan se lajmi i publikuar është i rremë dhe se gazetarët kanë shpifur. “Unë nuk i kuptoj dot këta gazetarët tanë? Si mund të shpifin për njerëzit kështu?”- shkruan Bjeleri krahas fotos ku shihet lajmi për aksidentin. Në një prononcim për Dosja.al, moderatorja u shpreh se e gjitha ishte një skemë dhe se gruaja në fjalë është rrëzuar vetë para makinës së saj. Nga ana tjetër, Policia e Tiranës shprehet se ngjarja ka qenë një aksident dhe gruaja në fjalë, Enriketa Gjuzi ka përfunduar në spital.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksidenti i ilda bejlerit enriketa gjuzi ilda bejleri aksidenti i ilda bejlerit enriketa gjuzi ilda bejleri

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Shkurt 2020, 20:02

DURRËS- Një 73-vjeçare është lënë në qiell të hapur nga institucionet shtetërore, të cilat i kanë vlerësuar gabim dëmin e tërmetit të 26 nëntorit.(f...