Aktualitet

“Pinë edhe cigare, qetësi e frikshme”, Klodiana Lala flet për pamjet ku tregohet vrasja e Jani Prengës: Fshinë gjakun d

12 Shkurt 2020, 21:25 Nga DOSJA
“Pinë edhe cigare, qetësi e frikshme”, Klodiana Lala flet

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala është shpehur se personat që akuzohen dhe shfaqen në pamjet e publikuara ditën e sotme duke nxjerrë trupin e Jani Prengës nga furgoni i bardhë kanë vepruar me një qetësi të tmerrshme. E ftuar në emisionin “Opinion”, Lala tha se autorët kanë pirë edhe cigare.

“Është e frikshme. janë tre ditë regjistrime dhe tre ditë pamje e filmime të sekuestruara ata kanë vepruar me një qetësi të frikshme, kanë fshirë gjurmët e gjakut, kanë hequr rrobat dhe kanë pirë edhe cigare. Ata janë filmuar edhe në momentin që po e ruanin viktimën, para se ta merrnin peng,”- tha Lala.

Ditën e sotme, Dosja.al ka siguruar foton e momentit kur trupi i Jak (Jani) Prengës nxirret nga “kështjella” e Hajrajve. Sikurse është bërë me dije nga grupi hetimor Prenga fillimisht, pasi është rrëmbyer nga Kamza është dërguar në shtëpinë e dy vëllezërve Hajri, Emiljano dhe Altin, të cilët kanë në pronësi edhe kompleksin “Golden”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet jani prenga klodiana lala jani prenga klodiana lala

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Shkurt 2020, 20:02

DURRËS- Një 73-vjeçare është lënë në qiell të hapur nga institucionet shtetërore, të cilat i kanë vlerësuar gabim dëmin e tërmetit të 26 nëntorit.(f...