Aktualitet

“Ndihmova një vajzë të mos vetëvritej në inbox”/Dalina Buzi rrëfen se përse hoqi dorë nga Instagrami: Po harxhoja ko

12 Shkurt 2020, 20:17 Nga DOSJA
“Ndihmova një vajzë të mos vetëvritej në

TIRANË– E ftuar në emisionin “Tempora” në TV Ora ka qenë gazetarja e njohur Dalina Buzi. Gjatë emisionit ajo ka treguar se ka hequr dorë nga “Instagrami” dhe tani ndihet e rilindur. Madje një ditë pasi u largua nga  “Instagrami” ajo u ndje më kreative dhe filloi të shkruante më shumë.

Gazetarja tregon se arsye pse u largua nga “Instagrami” ishte sepse ajo përfshiheshe shumë në histori njerëzish dhe i kthente përgjigje të gjithëve. Kjo i hante shumë kohë dhe e pengonte të bëntë punë të tjera më të rëndësishme.

“Kam shpëtuar, në momentin që u shkëputa nga “Instagrami” më ndodhi një ndriçim dhe një rilindje personale. U bëra shumë kreative dhe fillova të shkruaja shumë. E kuptova sa kohë harxhoja kot. Vendosa të largohesha kur unë po ndihmoja një vajzë të mos vetëvritej në inbox. Sepse unë kam një problem shumë të madh, e kam të vështirë të mos komunikoj në inbox, u kthej përgjigje gjithë njerëzve. E kjo ndodhi në një moment që po merresha dhe me një histori në një program tjetër televiziv. U përfshiva me atë histori, u përfshiva edhe në historinë e kësaj gruaje që donte të vetëvritej duke i dërguar audio që jo ti nuk duhet të vetëvritesh dhe për një moment unë pashë që kam punë për të bërë. Kur futesh në këto kauza, të pengojnë ty nga puna, atëherë nuk xhirohen të ardhurat etj”, shprehet Dalina.

Marrë nga Ora News

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dalina buzi dalina buzi

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Shkurt 2020, 20:02

DURRËS- Një 73-vjeçare është lënë në qiell të hapur nga institucionet shtetërore, të cilat i kanë vlerësuar gabim dëmin e tërmetit të 26 nëntorit.(f...