12 Dhjetor 2025, 10:30
Nga M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Një 34-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi shkelte masën e sigurisë dhe mashtronte duke u prezantuar si agjent imobiliar. I prangosuri me inicialet A. G., banues në Tiranë, u kap në rrugën “Kastriotët” me një pistoletë sportive pa leje. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti gjithashtu një palë targa që rezultuan të vjedhura.
Nga hetimet rezultoi se 34-vjeçari ishte nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Dhuna në familje”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Implikimi”.
Theu masën e sigurisë dhe mashtroi, duke u prezantuar si agjent imobiliar, arrestohet 34-vjeçari që lëvizte me pistoletë sportive, në automjet, dhe posedonte një palë targa të vjedhura.
Sekuestrohen arma sportive dhe targat.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të kallëzimit të një shtetaseje, se ishte mashtruar nga një shtetas që i ishte prezantuar si agjent imobiliar, dhe për këtë arsye i kishte dhënë një shumë parash për t’i gjetur një banesë me qira, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin “Implikimi”.
Gjatë operacionit u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. G., 34 vjeç, banues në Tiranë.
Nga kontrolli në automjetin me të cilin shtetasi A. G. lëvizte në rrugën “Kastriotët”, në momentin e kapjes, u gjet 1 armë sportive (pistoletë) që mbahej pa leje, ndërsa nga kontrolli në banesën e këtij shtetasi u gjet një palë targa që nga verifikimet rezultojnë të vjedhura.
Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 34-vjeçari ishte aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./ Dosja.al
policia e tiranës
Aktualitet
12 Dhjetor 2025, 09:55
M.L
Prokuroria e Shkodrës
SHKODËR- Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim një punonj&eum...
Aktualitet
12 Dhjetor 2025, 09:44
M.L
Arrestimi
VLORA- Tre persona janë arrestuar nga Policia e Vlorës pasi mbanin peng prej 2 javësh shtetasin kosovar, Fisnik Xhaka, duke e k&eu...
Aktualitet
12 Dhjetor 2025, 09:09
D.S
Drejtoria e Policisë KORÇË
KORÇË- Një aksion i organizuar nga strukturat e Policisë së Korç&eu...
Aktualitet
12 Dhjetor 2025, 09:18
M.L
Alket Xhixha
KURBIN- Personi që shihni në foton e mësipërme është Alket Xhixha, i cili është arrestuar sot në ...
Aktualitet
12 Dhjetor 2025, 09:10
M.L
Vila ku fshiheshin të arrestuarit
KURBIN- Janë publikuar pamjet e arrestimit të Elvin Mërlikës dhe Alket Xhixhës, dy per...
Aktualitet
12 Dhjetor 2025, 09:07
M.L
KURBIN- Policia e Shtetit ka njoftuar zyrtarisht arrestimin e Alket Xhixhës dhe Elvin Mërlikës, dy persona me rrezikshmëri të la...
Aktualitet
12 Dhjetor 2025, 08:45
M.L
Elivin Mërlika
KURBIN- Elvin Merlika, i shpallur në kërkim nga GJKKO që prej vitit 2022 si pjesë e dosjes “Plumbi i Art...
Aktualitet
12 Dhjetor 2025, 08:27
M.L
Foto ilustruese
KURBIN- Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 05:00, Forcat Operacionale kanë zhvil...
Aktualitet
12 Dhjetor 2025, 08:20
M.L
Foto ilustruese
KURBIN- Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 05:00, Forcat Operacionale kanë zhvilluar ...
Aktualitet
12 Dhjetor 2025, 08:16
M.L
Foto ilustruese
KURBIN- Janë zbardhur emrat e dy personave të arrestuar gjatë natës nga aksioni i RENEA-s në Fushë Kuqe dhe D...