Politike

Përmendi Enver Hoxhën në Kuvend, Kujtim Gjuzi nuk përmbahet dhe fillon bërtet nga vendi, Rama i kthehet: Natlmadhni të njo

12 Shkurt 2020, 11:57 Nga DOSJA
Përmendi Enver Hoxhën në Kuvend, Kujtim Gjuzi nuk përmbahet

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka debatuar sërish me deputetin Kujtim Gjuzi nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë. Rama ka përmendur për një moment diktatorin Enver Hoxha dhe pikërisht ky ka qënë momenti krijuar tension me deputetin Gjuzi. Ndërsa kreu i qeverisë, i ka treguar se e ka njohur edhe më parë.

“Nëse do të jetë i suksesshëm ky operacion do të bëhet ndarja e madhe e botës së krimit. Italia është në raport tjetër me mafias erdhi nga e njëjta gjë që po bëjmë ne sot: marrja e pasurisë. Jo më për krimin per se por për pasurinë e vënë nga krimi. Shyqyr zotit nuk jemi në vitit ’45 sepse njeriu është krijuar për t’ju përshtatur sistemin. Sistemi e merr njeriun dhe e bën ndryshe. I kam parë heronjtë e pas-pilafit. Flasin për Enver Hoxhën se nuk i ka dalë frika,”-tha Rama. 

*Deputeti Kujtim Gjuzi flet nga vendi

Edi Rama: Kur e shoh natlmadhninë unë që vjen dhe del këtu, e flet, harron që ne njiheshim edhe para ’90. Harron se na e tregoi Tiranën si vatrën e heroizmit me të në krye. Harron se e kam njohur edhe në atë kohë. Jo të gjithë e njohim përnjeherë lepurin. E vetmja gjë është që mustaqet tuaja nuk preken.

Deklaratat u bënë sot në Kuvend, gjatë një seance që pati në fokus amendimet për paketën Anti-KCK, ligjin për shpronësimet dhe për nxjerrjen nga sistemi të bashkëpunëtorëve të komunizmit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama kujtim gjuzi seancë plenare 12 shkurt 2020 edi rama kujtim gjuzi seancë plenare 12 shkurt 2020

Sondazh

Poll