Politike

Fle në zyrë tek Kuvendi… Kujtim Gjuzi pranon thashethemet: Natë për natë jam atje duke punuar (VD)

12 Shkurt 2020, 11:11 Nga DOSJA
Fle në zyrë tek Kuvendi… Kujtim Gjuzi pranon thashethemet:

TIRANË- Kohë më parë në Tiranë dhe në korridoret e Kuvendit qarkullonte një thashethem se deputeti Kujtim Gjuzi qëndronte deri në orët e vona në zyrën e tij në Kryesinë e Kuvendit dhe herë-herë flinte aty.

Sot vetë deputeti nga foltorja e Kuvendit ka pranuar se qëndron shumë në zyrën e tij dhe tha se punonte deri në orët e vona. Më tej ai shtoi dhe tha se ka raste që kalon dhe natën  aty, duke konfirmuar në këtë mënyrë thashethemin se ai fle në Kuvend.

“Ne punojmë deri në orët e vona, po deshet dhe natë për natë jemi aty tek zyrat tona në Kryesinë e Kuvendit”, u shpreh deputeti konservator.

Deklaratat u bënë sot në Kuvend, gjatë një seance që pati në fokus amendimet për paketën Anti-KCK, ligjin për shpronësimet dhe për nxjerrjen nga sistemi të bashkëpunëtorëve të komunizmit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kujtim gjuzi seancë plenare 12 shkurt 2020 kujtim gjuzi seancë plenare 12 shkurt 2020

Sondazh

Poll

Politike 12 Shkurt 2020, 10:16

TIRANE-Deputeti i opozitës së re, Lefter Maliqi, ka replikuar me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj për situatën e rendit dhe sigurisë publike. Maliqi hodhi ...