Politike

Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi: Propozojmë që korrupsioni zgjedhor të hetohet nga SPAK (VD)

12 Shkurt 2020, 11:41 Nga DOSJA
Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi: Propozojmë që korrupsioni zgjedhor

Tiranë- Oerd Bylykbashi, një nga anëtarët e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore  ka zbardhur prezantimet e opozitës sa i përket kësaj reforme. Ai ka theksuar se  është propozuar nga PD-ja që korrupsioni zgjedhor të hetohet nga SPAK.

“Opozita sot bëri propozimin në lidhje me 3 paketa, në lidhje me atë që ne mendojnë se është instrumenti që do të ndajë politikën nga krimi. Futja e një numri instrumentesh me mbajtjen e subjekteve që denoncojnë krimet zgjedhore, rol të shtuar për policinë gjyqësore  dhe elementë të tjerë që garantojnë lirinë e zgjedhzve në procesin e votimit. po ashtu kemi bërë propozime edhe me rolin që do të ketë Prokuroria qoftë ajo e zakonshme, qoftë ajo e posaçme në krimin zgjedhor. Në mënyrë të veçantë Prokuroria e Posaçme për korrupsionin aktiv ose pasiv dhe futa e këtij  të fundi në kompetencat e SPAK  se në të shkuarën është lënë jashtë. Krimi i korrupsionit zgjedhor duhet të goditet nga strukturat më speciluzuara që kemi ne sot. Bashkë me ekspertizën e ODIR besojmë që do ecim me shumë shpejtësi. Paketa që do e keni në dispozicion kka të bëjë me garantimin e rregullave për të gjithë subjektet zgjedhore”, tha Bylykbashi.

Më 14 janar opozita dhe maxhoranca arritën në një konsensus për Reformën Zgjedhore. Palët kanë rënë dakord që reforma të bëhet me konsensus dhe të ‘nxirret’ nga Kuvendi, për të marrë pjesë dhe opozita jashtëparlamentare. Konsensusi për publikun ishte i papritur dhe i pari që dha lajmin ishte Lulzim Basha, cili pas një takimi me aleatët, në një dekleratë për mediat emrat e dy negociatorëve në dialogun me PS.Më pas u bë me dije se ndërkombëtarët kishin punuar për një kohë të gjatë që të arrihej ky konsensus, por ishin ndaluar për disa javë nga situata e tërmetit të 26 nëntorit. Në takimin e parë të tryezës konsensuale u miratua dhe dokumenti i parë që formoi këshillin politik dhe më pas u miratua kalendari i punimeve për Reformën Zgjedhore. Deri më 15 mars, ekspertët e opozitës, maxhorancës dhe opozitës jo-parlamentare do të diskutojnë 13 tema, përfshirë këtu edhe dekriminalizimin, dhe burimet e financimit.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike oerd bylykbashi reforma zgjedhore oerd bylykbashi reforma zgjedhore

Sondazh

Poll

Politike 12 Shkurt 2020, 10:16

TIRANE-Deputeti i opozitës së re, Lefter Maliqi, ka replikuar me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj për situatën e rendit dhe sigurisë publike. Maliqi hodhi ...