Politike

Kujtim Gjuzi në Kuvend: U bë Erion Veliaj nga Berati të flasë… Belinda Balluku i përgjigjet: Jo jam jo s’jam… Ralf Gj

12 Shkurt 2020, 11:23 Nga DOSJA
Kujtim Gjuzi në Kuvend: U bë Erion Veliaj nga Berati të

TIRANE- Belinda Balluku, ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, ka dhënë sqarime për ndryshimet në projektligjin  për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik, të ndryshuar. Pas miratimit në parim në Komisionin e Ligjeve, Balluku tha se ngritja e Agjencisë Shtetërore të Shpronësimeve do të zgjidhë shumë mos-marrëveshje.

Krijimi i agjencisë do të zgjidhë mosmarrëveshjet që pronarët e truallit kanë pasur. Do të jetë një zgjidhje i të shpejtë Agjencia e shpronësimit kërkojmë që të votohet sot” tha Balluku.

Ndërsa deputeti i opozitës së re, Ralf Gjoni akuzoi Ballukun se projektligji fsheh interesa oligarkësh. “Fshihen interesa të errëta oligarke. Në pikën 2 ministri përgjegjës për Zhvillimin Urban u kërkon privatëve që të kalojë shpronësimin. Kjo do të thotë se një oligark do të bëjë një ndërtim, ju ja merrni pronën atij legjitim dhe ja jepni këtij subjekti juridik privat. Ku po shkojmë? Është e turpshme të keni mendjen vetëm për të zhvatur. Keni degraduar shtetin. Kjo është grabitje.” tha Ralf Gjoni.

Një koment për këtë e pati edhe deputeti Kujtim Gjuzi: “ne jemi tironsa këtu, vjen Erion Valia na tregon na flet. Kush je ti more, kush je ti nga Berati të na tregosh neve.”-tha Gjuzi, megjithëse s’kishte lidhje deklarata e tij me temën.

Në përgjigjien e saj, Balluku i tha Gjuzit se: Na lini me këto ju lutem, jo jemi tironsa, jo s’jemi tironsa. Ca domethënie ka kjo?

Deklaratat u bënë sot në Kuvend, gjatë një seance që pati në fokus amendimet për paketën Anti-KCK, ligjin për shpronësimet dhe për nxjerrjen nga sistemi të bashkëpunëtorëve të komunizmit.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike belinda balluku kujtim gjuzi ligji per shpronesimet ralf gjoni seanca plenare 12 shkurt 2020 belinda balluku kujtim gjuzi ligji per shpronesimet ralf gjoni seanca plenare 12 shkurt 2020

Sondazh

Poll

Politike 12 Shkurt 2020, 10:16

TIRANE-Deputeti i opozitës së re, Lefter Maliqi, ka replikuar me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj për situatën e rendit dhe sigurisë publike. Maliqi hodhi ...