Politike

Ligji anti-mafia, Rama pranon dështimin: I nxorri kriminelët e pastër. Ja pse se nisëm më parë KÇK-në. (VD)

12 Shkurt 2020, 11:43 Nga DOSJA
Ligji anti-mafia, Rama pranon dështimin: I nxorri kriminelët e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë seancës plenare në Kuvendin e Shqipërisë ka folur lidhur me aksionin e fundit të ndërmarrë nga Policia e Shtetit kundër pasurisë së vendosur nga personat me precedentë penalë.

Në fjalën e tij, Rama ka sqaruar se përse anti-KÇK nuk kishte nisur punë më herët. Sipas tij, asgjë nuk do të ishte e mundur që të përfundonte pasi nuk ishin organet e drejtësisë së re që të gjykojnë të gjitha rastet. Ndër të tjera, kreu i qeverisë ka pranuar dështimin e ligjit anti-mafia dhe ka mohuar edhe njëherë akuzat se qeveria e tij është e lidhur me krimin.

“Në presionin e syve, duarve dhe fjalëve nga llumi. Llum si ky ka kudo por nëntokë. Ne do t’i fusim nëntokë se janë hapur si vaji në lakra. Në ndikimin e propagandës të atyre që sjanë më në parlament që e kthyhen në mejhane. Përsërisin çdo ditë lidhjen e qeverisë sonë me krimin, duhet të kuptojmë se shtet është edhe Policia, por Policia e shtetit është vënë nën akuzë në mënyrën më të padrejtë sepse ata nuk janë dënuar kurrë apo me shumë vonesë. Me kë ta bënim këtë vjet përshembull? Kujt t’ja çonim ligjin special? Kujt t’ja çonim dojset? Mirë që vranë njerëz, shkatërruan jetë vajzash dhe jetuan mbi drogë por morën pjesë edhe në debatin politik në Shqipëri. duke e kthyer në një debat të poshtër. Krimi, krimi, krimi. Vrasës, vrasës, vrasës. Niveli i politikës ka qënë në nivelin më të fundit që mund të arrijë. S’ka qënë mundësia për të për të çuar dosjen në një vend të saktë. Prokurorët e pavettuar kanë ngatërruar sistemin. Tek cili do të çonte Prokuroria dosjen? Ne s’kemi asnjë lidhje me krimin apo gjyqtarët por duam t’i lidhim njëherë e mirë. Tek cili gjykatës do i çonim? Përmes ligjit anti-mafia jo vetëm nuk janë dënuar por kanë shpëtuar sërish. Pasuria e tyre marramendëse ka dalë e pastër. Është betejë që nuk ka kufi politike. S’ka rëndësi kush do i marrë meritat. Ka rëndësi për çdo familje dhe çdo emigrant. Shikojeni se çfarë po heqim me zonat për të rindërtuar në Durrës. Me mijëra katrorë e pasurisë publike që kur i sheh në hartë bosh dhe kur futesh ke labiriente dhe janë bërë pronarë me hektarë. Po marrim një risk real në kushtet kur drejtësia është ende fraxhile. Por kemi SPAK-un. Ëstë e përputhur. SPAK ka lindur për të. Është aty që të bëjë atë. Kemi kaluar një ligj që i jep Policisë në dorë që të veprojë me një listë të mbullur. Lista është e mbyllur se subjetet janë kriminelët. Nuk u hapet proces por u bëhet një verifikim i pasurisë. Ata duhet të provojnë se pasuria e tyre nuk buron nga krimi. Shumë e thjeshtë! Ke vrarë? Ke trafikuar? Ke bërë dënimin? Je duke e bërë? Gjithkush ka të drejtën të rehabilitohet, por duhet të na thuash këtë pasuri që ke si e ke vënë? Ti je i lirë por si do të gëzosh atë që s’të takon,“-tha ndër të tjera Rama.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike anti-kçk-ja zbret në terren edi rama ligji anti-mafia seancë plenare 12 shkurt 2020 anti-kçk-ja zbret në terren edi rama ligji anti-mafia seancë plenare 12 shkurt 2020

Sondazh

Poll

Politike 12 Shkurt 2020, 10:16

TIRANE-Deputeti i opozitës së re, Lefter Maliqi, ka replikuar me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj për situatën e rendit dhe sigurisë publike. Maliqi hodhi ...