Politike

Mblidhet Këshilli Politik me ekspertët e OSBE, Bylykbashi: Krimet zgjedhore në SPAK. Gjiknuri: S’ka qeveri tranzitore

12 Shkurt 2020, 11:53 Nga DOSJA
Mblidhet Këshilli Politik me ekspertët e OSBE, Bylykbashi: Krimet

TIRANË- Reforma Zgjedhore ka mbledhur dhe njëherë Këshillin Politik, të cilët janë takuar sot dhe me eskpertët e OSBE që kanë mbërritur në Tiranë që prej ditës së djeshme. Anëtarët e Këshillit Politik, janë takuar sot ku kanë zhvilluar diskutime në lidhje me çështjet që kanë mbetur pezull nga takimet e mëparshme.

Pas takimit drejtuesit e këtij Këshilli kanë folur për mediat duke thënë se ka pasur diskutime për propozimet e opozitës. Përfaqësuesi i PD për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi u shpreh për mediat se propozimi i opozitës është që korrupsioni zgjedhor të hetohet nga SPAK.  Dosja.al ka siguruar draftin e propozimeve të Partisë Demokratike, për gjërat që kjo e fundit kërkon të ndryshojë në Reformën Zgjedhore. Në draft shihen katër kërkesat e parashtruara nga PD-ja, e cila kërkon që para zgjedhjeve të ngrihet një qeveri tranzitore, krimet zgjedhore të hetohen nga SPAK dhe që 100 ditë para zhvillimit të zgjedhjeve të emërohet një drejtor i ri në krye të Policisë së shtetit, nga ministri i Brendshëm teknik që do të jetë pjesë e qeverisë së propozuar. PD-ja kërkon edhe që KQZ -ja të pajisë me sistem monitorimi me kamera të gjitha qendrat e votimit.

Nga ana tjetër Gjiknuri u shpreh se PD  ka bërë disa propozime që i ka quajtur në nivel teknik, por përjashtoi faktin se mund të ishte diskutuar në lidhje me qeverinë tranzitore. Sipas tij vendi nuk ka nevojë për një qeveri tranzitore, por për reformë të mirë zgjedhore.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiiknuri keshilli politik oerd bykykbashi tryeza per reformen zgjedhore damian gjiiknuri keshilli politik oerd bykykbashi tryeza per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll