Politike

Gjuzi ‘u mburret’ deputetëve: Punojmë dhe ne, më dha dorën Presidenti i PE (VIDEO)

12 Shkurt 2020, 11:17 Nga DOSJA
Gjuzi ‘u mburret’ deputetëve: Punojmë dhe ne, më dha

TIRANË– Deputeti konservator Kujtim Gjuzi nga foltorja e Kuvendit ka folur ashpër kundër kolegëve të tij. Në fjalën e tij, Gjuzi tha se ai nuk rri kot, por punon dhe u ‘mburr’ duke thënë se ka shtrënguar dorën me Presidentin e Parlamentit Evropian, David Sasoli.

Pse do thoni ju që nuk punojmë ne, ne punojmë dhe bëmë që të vinte Presidenti i Parlamentit Evropian dhe të na jepte dorën. Pse more ç’a kujtuat ju se nuk do ma jepte dorën mua Presidenti, ja dha Bushati dhe mua, nuk do ja jepte vetëm Ruçit”, u shpreh Gjuzi.

Më tej në fjalën e tij ai sulmoi dhe Metën, duke i thënë se duhet të jepte dorëheqjen dhe akuzoi për vjedhjen e Thesarit të Shtetit në Krrabë.

Deklaratat u bënë sot në Kuvend, gjatë një seance që pati në fokus amendimet për paketën Anti-KCK, ligjin për shpronësimet dhe për nxjerrjen nga sistemi të bashkëpunëtorëve të komunizmit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike david sassoli ne tirane kujtim gjuzi seancë plenare 12 shkurt 2020 david sassoli ne tirane kujtim gjuzi seancë plenare 12 shkurt 2020

Sondazh

Poll

Politike 12 Shkurt 2020, 10:16

TIRANE-Deputeti i opozitës së re, Lefter Maliqi, ka replikuar me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj për situatën e rendit dhe sigurisë publike. Maliqi hodhi ...