Aktualitet

OFL në ‘gjurmët’ e Dritan Dajtit, do japë llogari nga burgu për pasurinë, në ‘sitë’ edhe biznesmeni Xhevdet Tropl

12 Shkurt 2020, 10:02 Nga DOSJA
OFL në ‘gjurmët’ e Dritan Dajtit, do japë llogari nga

TIRANË- Operacioni Forca e Ligjit (OFL) ka goditur sërish sot “koka” krimi në vend. Për 48 orë, Dritan Dajti dhe Xhevdet Troplini do të duhet të justifikojnë pasurinë e tyre me shkrim në OFL. Troplini, i dënuar për trafik droge është i njohur gjithashtu me nofkën “Poja”.


E shkuara kriminale e Dritan Dajtit

Ndërkohë që OFL i kërkon llogari për pasurinë, Dritan Dajti ndodhet në burgun 302, fatlum pasi Gjykata vendosi t’ja hiqte burgimin e përjetshëm, dhe t’ja konvertonte atë në vetëm 25 vite burg, nga të cilat, Dajtit i ngelen vetëm 15 vite. Dajti akuzohet për vrasjen e 4 efektivëve të Policisë në vitin 2009. Historia e kësaj masakre u bë edhe më e rëndë, ku pas hetimeve u zbuluan edhe disa lidhje të Dajtit brenda Policisë së Shtetit. Përgjimet telefonike zbuluan numra policie në telefonat e Dajtit, ndërkohë që dyshua se ky i fundit po i priste specialët e skuadrës së vëzhgimeve dhe ndjekjeve.

Xhevdet Troplini, “aksioneri”

Ditën e djeshme, Xhevdet Troplinit iu sekuestrua makina e blinduar. Ai ishte në lupën e Policisë pasi ka qënë i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike. Ai rezulton se është aksioner në një shoqëri të quajtur “EUROMAG”, ku bëjnë pjesë dhjetëra persona të tjerë. Mes tyre spikat edhe Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës me 30% të aksioneve, në kohën kur ende nuk ka qenë shkrirë ky insitucion. Troplini ka gjithashtu në emrin e tij kompaninë “Ovvital”, që merret me tregtinë e mishit dhe vezëve dhe rezulton të jetë në bashkëpronësi me Hysen Doçin.

NJOFTIMI I PLOTË:

OFL, 12 shkurt 2020

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon operacioni Forca e Ligjit, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë, si dhe për sekuestrimin e pasurisë në kushtet e emergjencës.

Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve:

– D. D., me banim në Tiranë, i dënuar për veprat penale: “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”;

– Xh. T, me banim në Durrës, i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK, të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Ka kaluar më shumë se një javë që prej momentit kur OFL ka nisur goditjen dhe sekuestrimin e emrave të njohur të botës së krimit. Gjithashtu OFL dërgoi formularin tek Suel Cela dhe Plarent Dervishajt. Më herët, OLF shënjestroi biznesmenin durrsak, Dashamir Gjokadhe trafikantin i arrestuar në Gjermani për trafik droge, Emiljano Hysenaj dhe të afërmin e tij, Edlirin. Formulari iu dërgua ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, i cili ktheu edhe përgjigjien e tij. Formulari i është dërguar edhe Ardian Çapjas në Elbasan, ndërkohë që pasuria i është sekuestruar Altin Hajrit në Shijak, dhe Grupit të Dukagjinit në Shkodër.  Po ashtu OFL-ja i ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë Saimir Taullau dhe Arben Isufaj i njohur ndryshe si Ben Qimja.  Po kështu ditën e shtunë u janë sekuestruar makinat e blindura, Durim Bamit, Dashamir Gjokës dhe Landi Muharremit. Në ‘sitën’ e OFL-së u kap “kumbari i Shkodrës” Bardhok Pllanaj dhe  Alberto Kochsiek (Lamaj), i njohur ndryshe si kreu i bandës së bananeve. Ndërsa dje, radha i erdhi edhe Emiljano Shullazit dhe Gjergj Cukali, i cili përflitet se është mik i afërt me të. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anti-kçk-ja zbret në terren dritan dajti ofl xhevdet troplini anti-kçk-ja zbret në terren dritan dajti ofl xhevdet troplini

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Shkurt 2020, 09:13

TIRANË– Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aktiviteti i vëllezërve Haklaj në Shqipëri dhe “bashkëpunimi” i tyre me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës...