Aktualitet

KPK i gjen probleme tek pasuria, apartamenti dhe vila ‘djegin’ në Vetting prokurorin Xhelili

12 Shkurt 2020, 09:05 Nga DOSJA
KPK i gjen probleme tek pasuria, apartamenti dhe vila ‘djegin’

TIRANË– Prokurori Adnan Xhelili, nuk do jetë më pjesë e Prokurorisë së Tiranës. Ky ka qenë vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ku e ka gjetur në shkelje hetuesin dhe për këtë ka vendosur që ta shkarkojë nga detyra. Në seancën dëgjimore të zhvilluar pak ditë më parë, Xhelili sipas KPK , ka probleme me pasurinë për shkak të banesave       të tij që nuk i justifikoi dot. Procesi i Vetting-ut për Xhelilin u krye nga trupa e drejtuar nga Olsi Komici, me relatore Firdes Shuli dhe anëtare Brunilda Bekteshi dhe vëzhgues ndërkombëtar ishte Theo Jacobs.

Xhelili në seancën dëgjimore shpjegoi se gjatë muajve të fundit kishte pasur probleme shëndetësore dhe se për këtë arsye nuk kishte mundur të dërgonte prova apo shpjegime në kohë. Po nga ana e relatores së Firdes Shuli u theksua se hetimi administrativ për prokurorin Xhelili ishte përfunduar vetëm për kriterin e pasurisë. Ajo shtoi se nëse do të arrihej të kundërshtoheshin me prova gjetjet e Komisionit për pasurinë, atëherë do të mund të riçelej hetimi edhe për dy kriteret e tjera.

Problemet kryesore që dolën nga relatimi në seancë dëgjimore lidhen me dy pasuritë kryesore të familjes së prokurorit Xhelili, një apartament me sipërfaqe 117 m2 në Tiranë dhe një vilë trekatëshe në Borsh të Lukovës. Gjatë gjithë seancë dëgjimore, prokurori Xhelili dhe komisionerët e KPK-së patën debate, por në fund Xhelili tha se ishte i ndërgjegjshëm për problemet dhetheksoi çdo gjë e kishte fituar me ndershmëri. Sot KPK duke parë problemet në pasurinë e hetuesit ka vendosur shkarkimin e tij nga detyra.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adnan xhelili komisioni i pavarur i kualifikimit shkarkohet adnan xhelili adnan xhelili komisioni i pavarur i kualifikimit shkarkohet adnan xhelili

Sondazh

Poll