Aktualitet

Kush është Astrit Thaçi, i njohur ndryshe si “skifteri” i Durrësit, pjesë e bandës italiane, akuzat për plagosje dhe

12 Shkurt 2020, 08:37 Nga DOSJA
Kush është Astrit Thaçi, i njohur ndryshe si

Durrës- Astrit Thaçi është 27-vjeçari, tashmë i shpallur në kërkim nga Policia për plagosjen e Rexhep Terziut në Durrës, ngjarje kjo e ndodhur dy ditë më parë, ku i riu u fut për të vjedhur në banesën e 42-vjeçarit. Që prej ditës së djeshme 27-vjeçari është në kërkim.

Kush është Astrit Thaçi i njohur ndyshe si “skifteri” i Durrësit? 

Astrit Thaçi dy ditë më parë u fut për të grabitur banesën e Rexhep Tereziut, në Durrës. Mirëpo, ai u pikas nga familjarët dhe gjatë përleshjes me të zotin e shtëpisë ai e plagosi  me armë 42-vjeçarin në këmbë. Policia gjeti edhe makinën e autorit, 100 metra larg banesës së 42-vjeçarit dhe brenda së cilës kishte disa doza lënde narkotike.  Po kështu  27-vjeçari dyshohet të jetë edhe autori i grabitjes së pikës së kredidhënies, Kredo.al, ngjarje kjo e ndodhur 4 ditë më parë në qytetin e Durrësit. 27-vjeçari i maskuar dhe me pistoletë lodër i mori punonjësit 1 mln lekë dhe u largua.

Por jo vetëm kaq, Astrit Thaçi është një emër i njohur për policinë italiane. Media italiane ” La Nuova” , më 7 Gusht 2018 ka raportuar se ai është arrestuar nga Policia për vjedhje. Ndërsa më herët më 21 Qershor 2013, asokohe Astrit Thaçi, 19-vjeç, lakohet si një person i përfshirë në një bandë e cila shkaktonte terror në Calolziese të Bergamos, duke i bërë qytetarët të ndjeheshin në rrezik dhe të kërcënuar brenda shtëpive të tyre. Ai u arrestua nga Policia si anëtar i kësaj bande.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet astrit thaçi plagosje ne durres astrit thaçi plagosje ne durres

Sondazh

Poll