Aktualitet

“Ua kineze, virus”, Tinga Wang e martuar prej 7 vitesh në Shqipëri, rrëfen paragjykimet e shqiptarëve në rrugët e Tira

12 Shkurt 2020, 09:15 Nga DOSJA
“Ua kineze, virus”, Tinga Wang e martuar prej 7 vitesh në

TIRANË– Një kineze, Tinga Wang  e martuar prej shtatë vitesh tashmë me një shqiptar, që jeton dhe punon në vendin tonë, ka qenë e ftuar ditën e djeshme në emisionin e pasdites “Ftesë në 5” me Bieta Sulon në Top Channel, ku ka folur për Koronvirusin.

Tinga ka rrëfyer sesi po e përjeton familja e saj në Kinë, pas gjendjes alarmante që ka përfshirë vendin. Ndër të tjera ajo tregoi edhe për eksperiencën e saj në Shqipëri, për paragjykimet e  qytetarëve në kryeqytet.

Gjatë intervistës së saj, Wang ka treguar se që prej përhapjes së Koronavirusit në Kinë ka hasur dy raste që është ndierë shumë keq, për shkak se kalimtarët kanë hedhur fjalë dhe kanë bërë veprime jo të mira para saj.

“Isha në rrugë, po ecja…  kaloi një tufë me djem dhe një prej tyre sapo më pa mua tha: Ua kineze, virus, dhe qeshte. Unë u mërzita, pse bëjnë kështu!”- u shpreh Wang.

Ndërsa Tinga ka krijuar prej shtatë vitesh familjen e saj në Shqipëri, prindërit e saj jetojnë në Shangai.

Koronavirusi në Kinë ka shkaktuar vdekjen e 1100 personave, përfshirë një në Filipine dhe një Hong Kong, ndërsa raportohet se në shkallë globale janë të infektuar mbi  45 mijë njerëz. Ky virus u përhap fillimisht në Whan, në Kinë por me lëvizjen e njerëzve të infektuar virusi është përhapur në 25 vende të Botës. OBSH ka dërguar në Kinë një grup ekspertësh ndërkombëtarë prej 10-15 persona për të ndihmuar në gjendjen alarmante të Koronavirusit, ndërsa BE-ja ka njoftuar se më 13 shkurt do  të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme për Koronavirusin. Dje gjithashtu OBSH  ka ndryshuar emrin e këtij virusi vdekjeprurës, nga Koronavirus në Covid-19.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 1100 viktima nga koronavirusi koronavirusi në kinë paragjykimet shqiptarëve tinga wang 1100 viktima nga koronavirusi koronavirusi në kinë paragjykimet shqiptarëve tinga wang

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Shkurt 2020, 09:13

TIRANË– Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aktiviteti i vëllezërve Haklaj në Shqipëri dhe “bashkëpunimi” i tyre me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës...