Aktualitet

Plagosën çiftin në Allias pasi hynë në banesë për të grabitur/ Lihet në qeli njëri prej autorëve, burg edhe për ‘s

12 Shkurt 2020, 08:13 Nga DOSJA
Plagosën çiftin në Allias pasi hynë në banesë

Tiranë- Gjykata e Tiranës ka dhënë masën “arrest me burg” në mungesë për Markeljan Cungu dhe ka lënë në qeli Fatjon Mërtënikën, të cilët janë  dy autorët e plagosjes së çifit Laze në Allias, ngjarje e ndodhur kjo më 19 janar. Ndërsa për Mario Toçin, gjykata ka marrë vendimin që të hetohet në gjendje të lirë për “moskallzim krimi’.Mbi Fatjon Mërtënikajn dhe Markelian Cungun rëndon akuza e grabitjes me armë e mbetur ne tentativë si dhe plagosje e rëndë.

Pak ditë më parë Policia e Tiranës identifikoi dy autorët që plagosën Petrit dhe Afërdia Lazen në Allias, më 19 janar, pasi u futën në banesën e biznesmenëve për të grabitur. Policia arrestoi 28-vjeçari Fatjon Mërtënika dhe shpalli në kërkim Markeljan Cungun.  Mërtënika ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “prodhim dhe shitje e narkotikëve”, ndërsa Cuku ka qenë i dënuar më parë për vjedhje dhe drogë.

Më 17 janar në rrugën “Njazi Meka”, në zonën e njohur si Allias në Tiranë, çifti, Petrit dhe Afërdita Laze  u plagosën nga dy persona teksa ndodheshin brenda banesës së tyre. Autorët hynë në banesë për të grabitur dhe pas përballjes me familjarët qëlluan me armë. Gjendja e 61-vjeçarit që mori një plumb në bark, pas daljes nga ndërhyrja kirurgjikale është stabilizuar. Po ashtu edhe e gruas së tij, që ka një plagë në kofshë nga të shtënat e njërit prej autorëve të grabitjes. Çifti me origjinë nga Skrapari, prej 1994 ishin zhvendosur në Tiranë ku kishin hapur biznesin e tyre, atë të prodhimeve të brumit.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fatjon mërtënika markeljan cungu plagosen burre e grua ne allias fatjon mërtënika markeljan cungu plagosen burre e grua ne allias

Sondazh

Poll