Politike

Takimet e Salianjit/ Berisha: Çdo aktivitet jashtë forumeve të PD është strikt privat, pa asnjë lidhje me PD-në

Sipas tij, PD ka dhe do të ketë, ka filluar mbledhjen e forumeve, ka filluar debatin dhe do jetë debat i hapur për cilindo anëtar dhe drejtues.

3 Dhjetor 2025, 12:17 Nga E. D
Takimet e Salianjit/ Berisha: Çdo aktivitet jashtë forumeve të
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur sërish lidhur me takimet e Ervin Salianjit. Kryedemokrati sqaroi se çdo aktivitet jashtë forumeve zyrtare të Partisë Demokratike është privat dhe nuk ka asnjë lidhje me PD-në. Sipas tij, PD ka dhe do të ketë, ka filluar mbledhjen e forumeve, ka filluar debatin dhe do jetë debat i hapur për cilindo anëtar dhe drejtues.

"Asnjë aktivitet jashtë forumeve të PD nuk mund të ketë ndikimin më të vogël në PD. Çdo aktivitet jashtë forumeve të PD është strikt privat, pa asnjë lidhje me PD-në. PD është parti me statut, me institucione, me forume. 

PD ka dhe do të ketë, ka filluar mbledhjen e forumeve, ka filluar debatin dhe do jetë debat i hapur për cilindo anëtar dhe drejtues. Çdo person tjetër që për qëllime private, personale, organizon takime, i ka ato totalisht në interesin e vet dhe nuk kanë asnjë lidhje me partinë. Ky rregull është për çdo forcë politike në botë," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll